TIRANE - ”Dje ju thashë që Rilindja ka fituar mbi rrënimin sot ju them se fitorja do të jetë dhe më e thellë nga sa duket”- tha Rama nga selia PS-së duke iu drejtuar mbështetësve të tyre se ka kohë ende për të festuar ndërsa tani është koha për të përmbushur dy aspekte themelore në Shqipëri.
Kreu i PS-së i bëri thirrje komisionerëve,kandidatëve për deputetë të mbrojnë çdo votë dhe të mos lejojnë të cënohet asnjë. Rama i përcolli një mesazh kryeministrit Berisha se sot është koha të humbësh me nder, të mos ndërhyjë në procesin e numërimit, që procesi të vazhdohet pa pengesa.
“Asnjë votë nuk duhet të cënohet. Duhet të numërojmë çdo votë në respetk të qytetarit. Të sigurojmë që çdo votë që zgjedhësit kanë çuar në kutinë e votimit të numërohet dhe të shkojë në atë adresë ku ata e kanë cuar. Të mbrojmë cdo votë të cdo subjekti zgjedhor. Sot është dita e parë e rilindjes dhe sot duhet të sillemi me votën e çdo shqiptari si fuqia që do rilindë Shqipërinë dhe rilindja duhet të nisë me respektin për çdo votë. Në çdo moment të jemi në lartësinë e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor dhe moralit të kësaj fuqie të madhe të rilindjes që quhet “Aleanca për Shqipërinë Europiane”
“Kam një mesazh kundërshtarit- tha më tej Rama-ka gjithmonë një kohë për të humbur dhe sot është koha ta bësh me nder duke bashkëpunuar në çdo tavolinë numërimi për të garantuar paprekshmërinë e dinjitetit të popullit shqiptar. Që do të thotë procesi të vazhdojë pa pengesa dhe të gjithë ata që kanë dërguar nga partitë për të numëruar votat e sovranit duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre. Besoj se pavarësisht se në këto zgjedhje ka fituar PS dhe Aleaca dhe ka humbur PD e e djathta është detyrim që të çojmë procesin deri në fund me dinjiteti dhe të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga zgjedhje të manipuluara. Shqipëria nga këto zgjedhje duhet të dalë me kokën lart. Ky është momenti kur të humburit të marrin pjesë në fitoren e vendit”
Redaksia online
(sg/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com