Rama mesazh PD para nisjes në
Francë, ne kombëtarja ju Zvicra/VD

Rama mesazh PD para nisjes në<br />Francë, ne kombëtarja ju Zvicra/VD
Fjalën e tij në foltoren e Kuvendit në një situatë tejet të tensionuar kryeminsitri Rama e ka mbyllur me një batutë përmes së cilës ka përcjellë edhe një mesazh për miratimin e Reformës në Drejtësi. 

Ai ftoi deptuetët të miratojnë Reformën ndërkohë që i lajmëroi se po nisej drejt Francës për të mbështetur kombëtaren shqiptare.

Duke folur me gjuhën e futbollit Rama tha se opozita po bën rolin e Zvicrës, ndërsa mazhoranca në rolin e Shqipërisë.

“Ta shfrytëzojmë këtë periudhë..shumë nga ju kanë bileta e di që do ikni…por të marrim shembull nga ekipi kombëtar ta bëjmë këtë reformë ndërkombëtarisht, pa problem, edhe nëse doni të bëni rolin e Zvicrës kur ne bëjmë rolin e Shqipërisë, ne do bëjmë çmos të gjejmë një vëlla andej, një këtej ta kryejmë këtë punë. Më besoni është më keq për vendin se do të humbasim. Unë po iki për në Francë”,- mbylli kryeministri fjalën e tij.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes