Rama mesazh socialistëve të
zhgënjyer: Beteja s'ka mbarua

Rama mesazh socialistëve të<br />zhgënjyer: Beteja s'ka mbarua
Kryeministri Edi Rama dy ditë para zgjedhjeve përmes një video- mesazhi në Facebook kërkon mbështetjen e socialistëve të zhgënjyer.
 
Ai kërkon që t’i japin edhe një tjetër mundësi PS për të bërë ndryshimin që kërkojnë dhe të mos e lënë në mes betejën e nisur para 4 viteve.
 
Beteja jonë nuk ka mbaruar dhe nuk është momenti për t’u larguar, por për të vazhduar luftën për të shkuar më tej dhe arritur më shumë për të gjithë.
 
Po si mund te jeni më mirë nesër nëse Shqipëria nuk bëhet edhe më e mirë. Cdo abstenim nuk është larje hesapesh, por mbështetje për ata që as të shkon mendja t’i votosh.
 
Prandaj mos e lini betejën në mes, kjo që kemi nisur është shumë e madhe. Nuk mund të prisnim që për 44 muaj të shëronim të gjitha.
 
Forca dhe mos më lini peng të partive që e duan pushtetin si tepsi
” shprehet ndër të tjera Rama.

Pjesë nga mesazhi i Ramës
Dua t’ju them sot se vota s’mund të trajtohet si rasti për të nxjerrë inatin ndaj vjehrrës duke shkuar në shtratin e mullixhiut.

Pa diskutim që çdo zhgënjim, mërzi, hatërmbetje është njerëzore dhe si e tillë është plotësisht e mirëkuptueshme por ama mendoni pak se sa shumë ka bërë vota juaj për Shqipërinë, për rendin, rrugë, financa, energji, për arsimin e fëmijëve dhe pastrimin e rrugës së universitetit nga ferrat dhe nga kioskat e një të shkuare që nuk duhet ta lejojmë të rikthehet.

Sa shumë ka bërë vota juaj për rilindjen urbane të qyteteve tona; për ilaçet, të pasiguruarit dhe uljen e taksave për 97% të shqiptarëve. Me votën tuaj ju bëtë që sot kush fiton më pak të paguajë më pak, kush fiton më shumë të paguajë më shumë.

E pra, patjetër që nuk mjaftojnë, patjetër që ju nuk mund të jeni të kënaqur për derisa nuk keni marrë mbrapsht personalisht apo familjarisht çfarë keni pritur, kur votuat 4 vite më parë, por beteja nuk ka mbaruar, dhe në mes të betejës nuk është momenti për t’u dorëzuar. 

Shqipëria është më e mirë seç ishte. Unë it hash dhe ju them, si mund të jeni mirë nesër nëse Shqipëria nuk bëhet edhe më e mirë, qeverisja më e mirë. Çdo abstenim nuk është larje hesapesh me atë që ke votuar herën e kaluar po mbështetje për ata që s’të shkon mendja t’i votosh. 

Për 44 muaj s’mund të shëronim të gjithë ato plagë sa një çerek shekulli, puna jonë s’ka qenë e përkryer, por ka qenë e vërtetë me mish e shpirt, mes pengesash, e duhet ta vazhdojmë. Jepini votës tuaj peshën që ka, bëni detyrën e anëtarit të gjykatës sovrane.

Jepni vendimin se kë populli shqiptar duhet të marrë në punë për 4 vitet e ardhshme për të punuar me vendosmëri për Shqipërinë shtet. Forca dhe mos më lini peng të partive që shtetin e duan si tepsi për pushtetin e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve