Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh të fortë drejtuar opozitës, e cila po përgatitet për protestën e madhe të 27 janarit kundër qeverisë.

Rama ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku në 2 minuta, sipas kryeministrit, tregohet ndryshimi themelor mes pozitës dhe opozitës sa i përket sektorit të shëndetësisë.

“MIRËMËNGJES dhe me këto 2 minuta të vetme që u tregojnë të gjithë atyre që duan të shikojnë, ndryshimin themelor mes nesh e atyre që sot s’kanë turp të protestojnë për shëndetësinë që vetëm e shkatërruan, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

d.c./shqiptarja.com