Kryeministri Edi Rama vijon të "thumbojë" kreun e PD Lulzim Basha. Këtë mbrëmje në rubrikën “fjalët e Mbrëmjes”, që tashmë është bërë e përditshme në facebook-un e kryeministrit, ka publikuar fjalët e politikanit italian Alcide De Gasperi.
“Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, shtetari për brezat e ardhshëm,” shkruhet në postimin e kryeministrit.
Thëniet e publikuara nga Rama shpesh përcjellin mesazhe të koduara, ndërsa sonte ka zgjedhur një frazë nga Alcide De Gasperi, që duket si një mesazh për Bashën i cili ndonëse ka humbur 3 herë zgjedhjet, kërkon të vijojë drejtimin e PD duke pretenduar që ta rrëzojë nga pushteti kryeminitrin. Në zgjedhjet e 25 prillit Rama mori votën e qytetarëve për të qeverisur edhe në mandatin e 3.