Rama-Meta kokë më kokë për
25 minuta tek kryesia e Kuvendit

Rama-Meta kokë më kokë për<br />25 minuta tek kryesia e Kuvendit
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta patën sot një takim kokë më kokë përreth 25 minuta në kryesinë e Kuvendit. Takimi tashmë i përjavshëm që zgjati rreth 25 minuta, vinte një ditë pas vendimit të kryeministrit Rama për largimin nga kabineti qeveritar të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe zëvendësimin e tij me Arben Ahmetaj, që mbante postin e ministrit të Ekonomisë.

 Postin e ministrit të Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, të cilin e la Ahmetaj, e zuri zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, një eksperte e njohur e fushës së statistikave në vend.

Në një status në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri deklaroi dje: “Misioni bazë për dy ministrat e rinj është përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i mëtejshëm i biznesit të ndershëm”.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat