"Shpreh bindjen se Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të fitojë 80 mandate, është e qartë se kjo është aleanca më e madhe që nga viti 1992 dhe aleanca do të vijë duke u zgjeruar pas 23 qershorit pasi fryma e saj është fryma e bashkëpunimit dhe gjithë përfshirjes. Fitorja është në duart tona dhe nuk e lëmë të ikë nga dora." - tha Meta.
RAMA:DO MBROJME CDO VOTE, DETYRA KRYESORE TE DYFISHOJME VOTEN .
Konferencën e hapi kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili tha:
“Kemi arritur në fund të pjesës së fushatës që ka të bëjë me publikun drejpërdrejt dhe na ndajnë 48 orë nga një vendimarrje historike për Shqipërinë. Kemi zhvilluar një fushatë fantastike me nje program të detajuar qeverisës, me një skuadër që unë e konsideroj si më të mirën që kemi pasur ndonjëherë, dhe me një koalicion më të madh dhe më të fortë që ka zbritur ndonjëherë në fushën e betejës elektorale, ku boshti PS-LSI është garancia që do sjellë për gjithë shqiptarët këtë fitore.
Prandaj duam t’iu drejtohemi të gjithë atyre që na kanë mbështetur pa kursim, në kënde fjale, derë më derë, fshat më fshat, për këto 48 orë që janë më të rëndësishmet e fushatës, që do të vendosin jo kush do ta qeverisë, por çfarë atdheu do të kemi për një gjeneratë.
Të gjithë ne kemi një detyrë të përveçme: Që të marrim për dore një tjetër votues që nuk ka votuar më parë ose ka votuar kundër, për të dyfishuar avantazhin e duke blinduar çdo votë.
Ndaj të flasim me ata njerëz të lëkundur, secili ta gjejë votën tjetër që të mbrojë votën e tij dhe të sigurohet që jo një, por dy vota i ka të sigurta ditën e diel. Po ashtu, ju lutem të gjithë emigrantëve që nuk kanë mundësi të vijnë, të ngrenë telefonin e të kërkojnë dy vota të sigurta nga familjarët e tyre. Nga ana tjetër, dua t’u kujtoj në mënyrë solemne dhe publike të gjithë anëtarëve të skudrës sonë se PS-ja dhe aleanca jonë ka detyrimin të garantojë paprekshmërinë e votës.
Asnjë votë të mos cenohet, por çdo votë të mbrohet dhe asnjë votë e partive të vogla të mos cenohet. Ka rëndësi të fitojmë, por të fitojmë edhe me ndershmëri, me dinjitet. Ne do ta respektojmë këtë të drejtë të partive të vogla Rezultati që presim është 77-80 mandate. Ky rezultat është sot, ndërsa të dielën duhet të jetë në kuti. Ky rezultat duhet të dalë i paprekur nga kutia dhe i tillë do të dalë, “- përfundoi Rama.
META: FITOREN E KEMI NE DORE
“Edhe unë dua të shpreh kënaqësinë që jam me Ramën 48 orë para se qytetarët tanë të nisen drejt takimit me një histori të re të vendit që ka të bëjë me një Shqipëri që do niset në një rrugë të pandalshme zhvillimi dhe integrimi. Duke vlerësuar angazhimin tonë dhe Aleancës gjatë githë këtyre javëve për të realizuar një fushatë model dhe konstruktive, i ftoj qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje, sepse është mundësia më e mirë që të japin kontributin e tyre për ndryshimin që ka nevojë të japë vendi.Kjo është rruga më e mirë që çdo qytetar të ketë të drejtën për të rritur e forcuar kërkesën e llogarisë ndaj maxhorancës dhe të gjithë do të japin kontributin së bashku që Shqipëria të arrijë standardet më të larta të zgjedhjeve e demokracisë."- nisi fjalën e tij Meta.
META: BERISHA TE MOS BEHET PENGESE PER ZGJEDHJE TE LIRA
Kreu i LSI-së konfirmoi vendosmërinë për të bashkëpunuar shumë ngushtë me PS e të gjithë subjektet e tjera dhe i kujtoi Berishës se tani duhet të pranojë më në fund zgjedhjet e lira e të ndershme e të mos bëhet pengese për to.
"Dua të konfirmoj vendosmërinë për të bashkëpunuar shumë ngushtë me PS e të gjithë subjektet e tjera që kanë përgjegjësinë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor për të mbrojtur edhe një votë të vetme nga cdo tentativë tjetërsimi dhe trysnie sepse edhe një votë e vetme është mjaft e rëndësishme për të gjithë, administrimin e procesit zgjedhor për të mbrojtur dhe një vote të vetme nga cdo tentative vjedhjeve dhe trysnie pasi dhe një votë e vetme është me rendësi për standardin e zgjedhjeve dhe këtë gjë duhet të kuptojë më mirë Berisha, i cili duhet të pranojë më në fund zgjedhjet e lira e të ndershme e të mos bëhet pengese për to. Të frenojë strukturat e policisë që janë në shërbim të strukturave te shtetet dhe PD-së që t'i shërbejnë standardit të zgjedhjeve, pasi ka të bëjnë me fatin europian të Shqipërisë. Është e rëndësishme të kuptohet se Shqipëria pas 23 qershorit do të jetë një Shqipëri më e bashkuar që do të ecë më shpejt në rrugën e integrimit"- nënvizoi ai
META: KJO ALEANCA ME E MADHE, DO ZGJEROHET PAS 23 QERSHORIT
"Shprehim besim se aleanca për Shqipërinë europiane do fitojë 80 mandate. Kjo është aleanca më e madhe që nga 92 që ka marrë pjesë në zgjedhjet elektorale dhe kjo aleancë do vijë duke u zgjeruar pas 23 qershorit pasi në themel të saj është fryma e bashkëpunimit. Shqipëria ka nevojë për një qeveri bashkëpunuese ku të gjithë kontribuojnë për fatet e vendit që vendimet të jenë sa më të drejta dhe pasojat afatgjata për vendin e qytetarët” tha Meta
META: FITORJA JONE E SIGURTE
Z.Meta, a do të keni një koalicion paszgjedhor me PD-në?
"Unë përgjigjen z.Berisha lidhur me një mundësi që ai la të hapur për këtë çështje ia dhashë nga qyteti i Beratit, ku dëshmitar shumë i besueshëm ishte edhe z.Braho. Natyrisht që mendoj që ditën e dielë, Shqipëria mbahet me qeverinë e z.Berisha dhe Shqipëria vendos të ecë në një drejtim të ri, në atë drejtim që kërkon shumica e popullit shqiptar që ka nevojë për një qeverisje që ta mbështesë. Kjo është një histori e mbyllur njëhërë e përgjithshmonë. Ne jemi në aleancë parazgjedhore dhe do të jemi dhe në atë paszgjedhore, pavarësisht se cili do jetë rezultati. Por rezultati do jetë i padiskutueshëm, 80 mandate. Fitorja është në duart tona dhe nuk e lëmë të ikë nga dora."
Ka një mospërputhje ndërmjet parashikimeve të z.Rama dhe atyre tuaja.
RAMA: Unë nisem nga sondazhet tona të brendshme dhe harku i probabilitteti është 77-80. Ju falenderoj për pyetjet që me jepet rasti të përsëris se jemi dy parti e një fuqi. Frutet e punës sonë do i shohim sëbashku dhe nuk shohim gjë tjetër. Të gjithë deputetët e aleancës do jenë një trup që do shkojë në një drejtim pavarësisht se vijnë nga forca të ndryshme. Kjo është e qartë dhe pa asnjë ekuivok. Pastaj nëse do jenë 77 apo 80, ju do na e falni. Kjo fushatë është parë ndryshe nga të tjerat. Secila parti ka kërkuar vota për veten e vet.
GARANTOJME VOTEN DHE PER SUBJEKETET NE OPOZITE QE NUK JANE NE KOALICION
Rama: Ne kemi zhvilluar një fushatë të nënshkruar mbi një strategji shumë të qartë: të mbledhim çdo votë në kuadrin e alencës. PS-ja dhe LSI-ja kanë një barrë të posaçme që i detyron ligji zgjedhor që të jenë në vijën e parë të administrimit të zgjedhësve. Garantojmë jo vetëm votat tona. Por cdo votë, dhe garantojmë numërinin që çdo subjekti opozitar brenda dhe jashtë koalicionit të marrë cdo votë që zgjedhësit i ka dhënë”
Ka marrëveshje PS-LSI për ndarjen e pushteti me përqindje?
Meta: Marrëveshja që kemi bërë është marrëveshja e Shkodrës, dhe pas zgjedhjeve, Aleanca do je më e gjerë pasi e garanton fryma e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes që do thotë shumë më tepër bashkime partish.
Mund të jetë FRD-ja një nga partitë e djathta që joshet për koalicion?
Rama: "Nuk mendoj se kjo është konferenca e shtypit për shtyp. Por unë ju sugjeroj dhe ju që të dyfishoni votën tuaj. Për ju të TVSH-së është më i lehtë kalimi tek LSI-ja dhe për “Klanin” tek PS-ja."
Redaksia online
(sg/arsh/shqiptarja.com)