Rama-Meta prezantojnë Floriana
Kokën për bashkinë e Sarandës

Rama-Meta prezantojnë Floriana<br />Kokën për bashkinë e Sarandës
SARANDE - Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë prezantuar sot në Sarandë kandidaten Floriana Koka për bashkinë e këtij qyteti. Kryeministri Rama u shpreh se tashmë me reformën e re administrative kryetarët e bashkive do të kenë më shumë punë dhe përgjegjësi për ti kthyer bashkitë dhe të gjithë vendin në rrugën e duhur.

Ndërkohë kreu i kuvendit i ftoi të gjithë sarandiotët që të mos e çojnë votën e tyre dëm por të votojnë kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Evropiane.

Koço Kokëdhima u shpreh se Floriana është një kandidate e shkolluar ndryshe nga kandidatët e Lulit e të Saliut që s’kanë lexuar asnjë libër.
 
"Njerëz të mirë në krye të popullit. Shikoni listat e Saliut dhe të Lulit, kanë vënë kandidatë në zonën e jugut njerëz pa shkollë që skano lexuar asnjë libër në jetën e tyre. Floriana një vajzë e shkëlqyer që e ka përdorur kohën e saj për tu edukuar dhe për të mësuar, për të cilën dëgjon kudo nderim si ish mësuese e Sarandës. Do të marrë një votë plebishitare për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë tonë, që e gjeti buxhetin trokë. Janë shumë ndryshime që po bëhen në Sarandë, kujtojmë rruan 5 një rrugë gangrenë që është financuar dhe këto ditë fillon ndërtimi i saj. Kujtojmë ujësjellësin, që Saranda i furnizon banesat dhe hotelet me bidonë  5.5 milionë dollarë akorduam për ujësjellësin në 18 muaj. Vota për Florianën është votë për vazhdimësinë e projekteve," - tha Kokëdhima.
 
Ilir Meta u shpreh besimplotë se kandidatja e aleancës së majtë do ta çojë Sarandën në drejtimin e duhur.
 
"Shpreh kënaqësinë time dhe besimin e plotë që Floriana Koka do të drejtojë bashkinë e re të Sarandës. Koka do të bashkëpunojë me të gjitha strukturat për të bërë të mundur që të realizojë të gjitha projektet e zhvillimit për qytetin e Sarandës. Jam besimplotë se gratë dhe vajzat e Shqipërisë do të bëjnë të mundur që të jenë të suksesshme të gjitha nismat që kemi marrë ne si koalicion. Jam i i bindur se 21 qershori është një datë e rëndësishme për të bërë të mundur një ndryshim rrënjësor, këtu bën pjesë edhe Saranda ku të gjitha investimet do të shkojnë për krijimin e  një modeli turistik që të krijojë lidership jo vetëm për vendin por edhe për rajonin. I ftoj të gjithë sarandiotët të mos i çojnë dëm votat e tyre por të votojnë aleancën tonë që ka emrin e Floriana Kokës,"  - tha Meta..

Kryeministri Rama u shpreh se tashmë me reformën e re administrative kryetarët e bashkive do të kenë më shumë punë dhe përgjegjësi për ti kthyer bashkitë dhe të gjithë vendin në rrugën e duhur.
 
"Kemi ardhur shpesh në Sarandë për shumë vite se kemi pasur disa beteja elektorale, një rrugëtim të përbashkët që na ka bashkuar shpesh edhe këtu por sot është një ditë e rëndësishme se është një beteje pas një bilanci prej 18 muajsh që unë besoj se flet vetë pasi dihet çfarë është bërë për Sarandën prej 18 muajsh. Një qytet i treguar gjithmonë si turistik dhe i propaganduar si perla e jugut ishte i katandisur copë-copë pa shërbimet minimale. Për vite të tëra ky qytet mbijetoi falë atyre që kanë vendosur të jetojnë këtu e të punojnë me përkushtim. Duhet falënderuar për këtë edhe puna e palodhur e Stefan Çipës. Duhet parë që të vlerësojmë si pikënisjen e zhvillimit social edhe zhvillimi i motorëve ekonomikë jashtë Tiranës. Duhet kthyer vëmendja nga ato potenciale që qytetet tona kanë e që kanë mbetur të pashfrytëzuara për vite. Në Sarandë kemi nisur një rrugë pa kthim për të mbyllur plagët e disa viteve më parë. Ne kemi investuar fuqishëm me projekte dhe financime. Mund të jetë një gjë e vogël por për mua është domethënëse që pas 100 vjetësh Dhërmiu do ketë ujë 24 orë, dhe ju siguroj se ajo që do jetë realitet në Dhërmi që këtë verë do të jetë realitet edhe për gjithë vijën bregdetare, po ashtu sot flasim për zgjedhje të rëndësishme se janë të parat konform reformës së re administrative që sjell mundësi për më shumë zhvillim. Harta e re na jep mundësi që të bashkëpunojmë e të investojmë më shumë sepse ka burime më të mëdha. Nëse deri dje uji ishte plagë e dhimbshme, për shkak të copëzimit, sot jemi gati për të kaluar reformën e ujit dhe për ti dhënë çdo bashkie jo vetëm të drejtën e pronësisë së ujit por edhe atë të shpërndarjes që deri tani ka munguar. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me sistemin e transportit urban që do të përfshijë të gjitha bashkitë e që do të jetë i mundur sepse territori është më i kontrolluar. Po edhe me mbeturinat kemi trashëguar një sistem që na vjen turp. Kemi sot territorin më të pistë por tashmë do të integrojmë të gjitha komunat në bashki duke e bërë kështu më të kontrolluar grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave. Duhet që bashkia e re ti japë rrugë koordinimit të të gjitha forcave dhe ta kthejë në një instrument për menaxhimin e mbetjes. Po ashtu edhe sistemi i vaditjes dhe kullimit, ne kemi gati projektin që përgjegjësia për ujitjen dhe kullimin ti kalojë bashkive ku kryetarët do të jenë përgjegjës për sistemin e vaditjes dhe kullimit. Ne do japim fondet e nevojshme që ky sistem të funksionojë siç duhet. Nëse deri më sot e kemi pasur të pamundur që tu përgjigjemi kërkesave të fermerëve guximtar, do të bëjmë të mundur që të shumëfishohen në vitet në vijim fondet për këto sipërmarrje. Sot të gjitha bashkitë nuk janë më vetëm zona administrative por bashki ku ndërthuret zona urbane me atë rurale.  18 muaj janë të mjaftueshëm për të parë nëse vendi ka ecur drejt përmirësimit apo në rrugën e gabuar. Mos harrojmë se çfarë Shqipërie trashëguam, ka ende punë për të bërë por me punë dhe solidaritet do të ecim para. Reformat tona janë operacione të vështira, të dhimbshme por ama edhe të domosdoshme. Për herë të parë OSSHE ka dalë me fitim, çka do të thotë se për herë të parë kompania nuk do të kërkojë para nga taksat e mbledhura nga shteti. Fitorja e Florianës do të jetë edhe fitorja e Stefan Çipës i cili do të donte të ishte sërish kandidat i joni por sërish do të bashkëpunojë me ne për më të mirat e qytetit si dhe për fitoren. Arsyeja pse duhet votuar Floriana është për ti bërë qytetet pjesë të rilindjes dhe transformimeve që ne i shohim të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin. Ne kërkojmë votën tuaj se duam ti bëjmë punët në drejtimin e tyre. S’bashkëpunojmë dot me kryetarë bashkish që e kanë mendjen tek SHQUP-i," - tha Rama.

Koka: Do pais me çertifikatë pronësie të gjithë ata pronarë që ende nuk e kanë marë 

Në fjalën e saj kandidatja e mazhorancës Floriana Koka, teksa ka falenderuar Kryeministrin Rama për besimin e dhënë ka theksuar se do të bashkëpunojë me të gjithë të majtët dhe do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve.

Më tej ajo theksoi se me marjen në drejtim të bashkisë së Sarandës do të paisë me certifikata pronësie të gjithë ata pronarë që ende nuk i kanë marë ato.  
 
Do të bashkëpunoj me të gjithë të majtët. Do të jem kryetare e të gjithë qytetarëve të sarandës, pavarësisht se nga cila krahinë vijnë. Unë do ti mbështes dhe do tu gjëndjem pranë ndaj dhe kërkoj respektin dhe mbështetjen e tyre. Do jem kryetare për të gjithë Sarandiotët. Këtu jetojnë në harmoni të plotë komunitetet fetare. Bashkia e re e Sarandës do të çojë përpara vlerat e krijuara deri tani nga qeverisja vendore. Unë e di që këtu në sarandë ka shumë papunësi, shumë të varfër, shumë njerëz në nevojë, por jam e bindur se në drejtimin e Edi Ramës shumë çështje janë zgjidhur dhe shumë të tjera do ti zgjidhim. Ne do tu japim certifikata të pronësie të gjithë atyre ende nuk i kanë marë ato”, tha Koka


Redaksia online
(f.m/o.b/ shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit