Rama-Meta prezantojnë Zamira
Ramin:Burrat u mundën nga gratë

Rama-Meta prezantojnë Zamira<br />Ramin:Burrat u mundën nga gratë
GJIROKASTER - Kryeministri Edi Rama sëbashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, ka vijuar prezantimet e kandidatëve për kryetarë bashkishë në jug të vendit.

Dy drejtuesit e koalicionit, janë ndalur në qytetin e Gjirokastrës, ku prezantuan Zamira Ramin, kandidate për bashkinë.

Rama sqaroi se Rami është kandidatja e duhur për bashkinë, ndërsa premtoi angazhim maksimal për të rigjallëruar qytetin, për ta kthyer një destinacion kryesor turistik. 

Po ashtu Rama ka thënë se Stefan Çipa dhe Flamur Bime janë mundur nga forca e gruas. “Jemi të bindur që shumica dërrmuese e shqiptarëve na mirëkuptojnë dhe e mirëkuptojnë dhimbjet që shkaktojnë reformat që duhet të ishin bërë vite e vite të tëra, dhe sot janë operacione mbi plagë shumë e shumë më të thella. PS­LSI e mbështesin 65 për qind e grave dhe femrave shqiptarëve. Fakti që na mbështesin shumë gra në një shumicë të madhe, tregon emancipim. Ndaj është tamam siç thotë ai poeti i madh për gratë. Dhe pika atyre burrave që rrinë dhe kuvendojnë nën hije. Ashtu sikur dhe Bime dhe Stefan Çipa në Sarandë, duhet ta kuptojnë forca e gruas është më e madhe, ndaj nuk morën dot mandat tjetër. Këto janë shembuj të denjë se jemi në “Drejtimin e Duhur”.”, - tha kreyministri Rama. 

Nga ana e tij kryetari i kuvendit Ilir Meta, tha se kandidatja Zamira Rami, ka vlerat më të mira për të drejtuar qytetin e grutë dhe për ta ndryshuar atë.

Ndërsa Zamira Rami tha se projektet e saj do e ndryshojnë dhe rilindin qytetin e gurtë, që prej vitesh është lënë në harresë. 

“Qeveritë i kanë borxh Gjirokastrës, pasi e kanë lënë në harresë, pasi Gjirokastra është një pasuri e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vizitorët e huaj dhe kjo do të thotë se duhen shtuar investimet për të nxjerrë në pah vlerat e mëdha që ka Gjirokastra. Ne mbështesim kandidaten Zamira Rami si zonjë e shkencave të sakta se do të jetë e sakte për bashkinë, prandaj ju duhet ta mbështesni, pasi është edhe një mbështetje emancipimi, pasi edhe në Sarandë prezantuam një kandidate, po ashtu edhe në Libohovë një zonjë tjetër dhe ne jemi krenarë si “Aleancë për Shqipërinë Europine” qe kemi besuar te emancipimi dhe gratë në drejtim”, tha Meta gjatë fjalës së tij. 

Më herët Rama dhe Meta ishin edhe në Delvinë, ku gjithashtu prezantuar kandidatin e të majtës Rigels Balili.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit