Rama, minoritetit maqedonas:
Mbani teserën tuaj, por votoni PS
Komuna e Pustecit në Korçë, e banuar kryesisht nga minoritet maqedonas, është e ftuar të votojë Partinë Socialiste të Shqipërisë. Këtë ftesë ua ka bërë sot kreu i PS-së, Edi Rama, i cili ua tha hapur: "Votoni nr.29, PS-në dhe mbani teserën e partisë maqedonase,
KORÇE – Komuna e Pustecit në Korçë, e banuar kryesisht nga minoritet maqedonas, është e ftuar të votojë Partinë Socialiste të Shqipërisë. Këtë ftesë ua ka bërë sot kreu i PS-së, Edi Rama, i cili ua tha hapur: "Votoni nr.29, PS-në dhe mbani teserën e partisë maqedonase, që ka elementë që duhen respektuar, që mbrojnë identitetin etj.Ne do ta respektojmë atë parti, por këtu bëhet fjalë për ushqimin, bëhet fjalë për të ngrënë", - tha Rama.
Kur Ramës iu drejtua një pyetje nga një anëtar i partisë maqedonase se çfarë do të bëjë PS-ja për Prespën, përgjigja ishte një pyetje retorike: “Po partia juaj, a mund të më thuash se çfarë do të bëjë me Prespën?!” Dhe më pas, kreu socialist pyeti sërish: "Po këto shtetet rreth nesh, çfarë do kishin bërë për Prespën?!" dhe shpjegoi se do ta shndërronin atë në një zonë prej së cilës të përfitonin edhe të tjerat përreth, jo ashtu siç po i bëjnë Krujës, që po e shkatërrojnë duke i gërryer nëntokën për t’I marrë gurët e gëlqeret e duke ndërtuar në çdo cep. “Nuk është çudi, që ndonjë ditë të dëgjojmë se u ngjall kali me Skënderbeun dhe iku!”, - tha Rama. – “Prespa është një Perlë, ku fatkeqësisht të rinjtë e cilido mendojnë çdo ditë të ikin! Por fshati shqiptar është i bukur, ka mundësi të pamata. Mirëpo ne jemi si në mesjetë ende, këneta e Maliqit po e nxjerr kurrizin”, - tha ai, - “ duhet ta parandalojmë. Në këto zgjedhje nuk ka rëndësi më kë je, por çfarë do. Të mbash Saliun në qafë e të rrish pa punë? Se do vijë këneta këtu”.
"BULKUT I HUMBI TIK-TAKU, MORI BILETE PA KTHIM"Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Pustecit për problemet e tyre dhe mos dhënien e zgjidhjes nga Qeveria deri më sot, përmendi rastin e deputetes demokrate Rajmonda Bulku, të cilën nuk e vendosën më në listat e deputetëve. “Iku Monda”, - tha ai, - “ i humbi ora, se doli ta bënte për mua atë tik-takun. Iku, mori biletë pa kthim”.
Kreu i PS-së diskutoi gjatë me banorët e ish-komunës Liqenas, që ndryshoi emrin pak kohë më parë, lidhur me pyjet, peshkimin, shkollat etj. U ndal në veçanti tek bujq♪7sia dhe problemet e saj e në një rast mori shembull mungesën e kontrollit mbi plehrat kimikë dhe fidanët: "Ureja dikur të digjte dorën”, - tha ai - “ kurse tani digjet ureja nga nxehëtësia e dorës, se s’ka as kontroll, as gjë. Edhe fidanët, i merr për çfarë i merr dhe del kumbull e kuqe!
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.5%
-
Të gabuar
68.8%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25
-
Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin
27 Nëntor, 19:20
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08
-
Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
27 Nëntor, 19:03
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, vëmendja kthehet në Gazë
27 Nëntor, 18:55
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33