Rama: Mirënjohje 4 klerikëve që
ngritën Shqipërinë në piedestal

Rama: Mirënjohje 4 klerikëve që<br />ngritën Shqipërinë në piedestal
PARIS - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mirënjohjen e tij për të 4 klerikët fetarë shqiptarë, të cilët së bashku me delegacionin shqiptar, morën pjesë në marshimin e unitetit në Paris, në nderim të viktimave në sulmin ndaj “Charlie Hebdo”.

Deklaratat e tij kryeministri shqiptar i ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa thekson se katër klerikët fetarë shqiptarë e kanë mahnitur Parisin me pjesëmarrjen e tyre të përbashkët në marshim.

“Mirenjohje te kater perfaqesuesve te klerit shqiptar qe sot mahniten Parisin dhe e ngriten Shqiperine ne piedestal.” ka shkruar Rama.
 
Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shqiptare e cilësoi marshimin e unitetit sot në Paris, si një ditë emocionesh të forta, ku Shqipëria solli një dëshmi solidariteti e vëllazërie. Dhe kjo siç nënvizon Rama u çmua shumë edhe në Paris, ku të pranishmit në sheshin “Republika” duartrokitën 4 krerët e besimeve tona fetare.  

“Ishte nje dite emocionesh te forta ku Shqiperia solli nje deshmi solidariteti e vellazerie fetare qe u çmua shume lart ne zemer te Europes.” shkruan Rama
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!