TIRANE - Rama i shpreh mirënjohje deputetëve dhe protagonistëve që nuk u përfshinë në Skuadrën e Rilindjes. Në një shkrim të publikuar në blogun e tij EdiRama.al, kreu i PS-së i shpreh mirënjohje Et’hem Rukës, Gazmir Bizhgës, Arben Isarajt, Eltar Dedës, Qemal Minxhozit, Astrit Becit dhe Skënder Hasës të cilët nuk u përfshinë në lista. Rama shpreh falenderim edhe Ilir Bejtjen, Agim Lekaën Alfred Dalipin, Ndrec Dedën.që pranuan me shumë ndjenjë skuadre ta fillojnë këtë ndeshje nga “stoli i rezervave”, duke qëndruar në listë në pozicione jo të sigurta fituese.
SHUME MIRENJOHJE
(blogu i Edi Ramës)
Kam shumë mirënjohje sot për disa protagonistë të Partisë Socialiste që nuk u përfshinë në skuadrën e re kombëtare të Partisë Socialiste, Et’hem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci, Skënder Hasa… Individë me personalitet dhe kontribute në PS të cilët publikisht apo privatisht, pavarësisht se as mund të ishin e as mund t’u kërkohet të jenë dakord me mospërfshirjen e tyre në skuadrën e re, një gjë e shprehën pa asnjë ekuivok: Partia Socialiste mbetet familja e tyre politike dhe fitorja e Partisë Socialiste mbetet qëllimi i tyre. I falenderoj sepse tregojnë që s’janë të gjithë njësoj dhe që përkatësia politike nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh. I falenderoj sepse edhe pse u duhet të durojnë, atë që asnjë lojtar i vlefshëm nuk e duron dot pa trazim të brendshëm kur s’mund të jetë në kuadratin e fushës, prapëseprapë nuk po e humbasin as këtë rast për të treguar vlerën që ka për ta skuadra jonë dhe që anasjelltas, kanë ata për skuadrën tonë. I falenderoj edhe sepse pavarësisht rezervës që padyshim krijohet në një rast të tillë ndaj vendimmarrjes, nuk e kanë cënuar asnjë fije këtë vendimmarrje me qëndrimet e fjalet e tyre të rastit.
FALEMINDERIT në emër të të gjithë socialistëve e progresistëve shqiptarë! Mirënjohje edhe për të tjerë protagonistë të Grupit tonë Parlamentar në këto vite që pranuan me shumë ndjenjë skuadre ta fillojnë këtë ndeshje nga “stoli i rezervave”, duke qëndruar në listë në pozicione jo të sigurta fituese. Ilir Bejtja, Agim Leka, Alfred Dalipi, Ndrec Deda…FALEMINDERIT me zemër!
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com