Rama: Mirëpres këdo që do
rënien e Saliut e të Metës
Gjatë pasdites së sotme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së zgjeruar të qarkut Durrës. Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ftuar të larguarit e të pakënaqurit të bashkohen me PS-në gjatë takimit në Durrës, ku përçarja ka qenë e përhershme.
Gjatë pasdites së sotme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së zgjeruar të qarkut Durrës. Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ftuar të larguarit e të pakënaqurit të bashkohen me PS-në gjatë takimit në Durrës, ku përçarja ka qenë e përhershme.
Dega e PS-së Durrës është një nga degët më problematike për këtë parti, pasi përçarja e socialistëve, e nisur që në vitin 2005 pas humbjes së pushtetit, vazhdon të jetë e madhe.
Rama foli mbi rëndësinë që do të marrë çdo anëtar, por edhe çdo i zgjedhur i PS.
“Do t’i japim një peshë më të madhe anëtarëve të partisë, forumeve dhe jetës së brendshme, për më shumë kohezion dhe pjesëmarrje në vendimmarrje. Asambleja e zgjeruar e qarkut dhe e rrethit janë forume që do t’i vëmë në funksion të plotë. Forume të cilat do të mblidhen sistematikisht” tha Rama.
Edi Rama vlerësoi domosdoshmërinë dhe nevojën e qytetarëve për vendosjen e një demokracie funksionale dhe ftoi të bashkohen me të, cdo person që dëshiron të rrëzoi nga pushteti Berishën dhe Metën.
“Nuk kemi asnjë kusht tjetër për të afruar njerëzit, përveç kushtit që të duan largimin e këtij pushteti dhe vendosjen e një demokracie funksionale. Vend në këtë parti ka për të gjithë. Në kushtet e një regjimi fashist mjafton të jemi të gjithë bashkë. Nuk kemi pse të kemi luhatje. Meta është me Saliun, tek Saliu për Saliun. Jemi në opozitë për ta rrëzuar bashkë me Saliun. Të rrisim anëtarësinë e Partisë Socialiste me 30%, vendim ky që morëm në Kongresin e 5 nëntorit dhe që e kemi pjesë të Programit tonë të ri” u shpreh Rama.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28