TIRANE - Për kryeministrin Edi Rama misioni i Arben Ahmetaj në krye të ministrisë së Financave dhe ai i Milva Ekonomit tek Ekonomia, duhet të jetë lufta ndaj informalitetit dhe lehtësitë ndaj biznesit. 

Në një postrim të shkurtër në rrjetin social Facebook pas vendimit të shkarkimit të ministrit Shkëlqim Cani, zëvendësimit të tij me ministrin e EKonomisë Ahmetaj, dhe futjen në kabinetin qeveritar të një tjetër gruaje, Rama vendos këto dy "detyra" si piketa të punës së ministrave të rinj.

"Misioni baze per dy ministrat e rinj pershkallezimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i metejshem i biznesit te ndershëm", shkruan Rama,

Me këtë vendim, Shkëlqim Cani mbetet deputet i Kuvendit pasi nuk kishte hequr dorë nga mandati.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)