Rama mohoi vjedhjen e zgjedhjeve/ Strazimiri: Bandat që blejnë vota nuk janë të PD-së

Rama mohoi vjedhjen e zgjedhjeve/ Strazimiri: Bandat që blejnë vota nuk janë të PD-së

Gent Strazimiri, Nënkryetar i Grupit parlamentar të PD-së

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të martë, ku akuzoi Kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me krimin dhe ka vjedhur zgjedhjet e vendit. Teksa e konsideroi mohimin për vjedhjen e zgjedhjeve nga kryeministri Rama një gënjeshtër, Strazimiri u shpreh se Edi Ramës nuk i beson më sot askush dhe se sipas tij provat për blerjen e votave e ka paraqitur raportimi i bërë nga Zëri i Amerikës dhe dosja 339.

Në fjaën e mbajtur, Strazimiri tha se Rama sa herë që ndihet i kapur në flagrancë, ai përdor të njëjtën metodë, gënjen në mënyrë të paturpshme dhe mohon të vertetat   që sipas tij rëndisin Shqipërinë në vendin më të korruptuar e më të varfër në Europë.

Sa herë Edi Rama është në hall i kapur në flagrancë në krim, ai përdor të njëjtën metodë: gënjen në mënyrë të paturpshme dhe mohon në mënyrë kriminale të vërtetat e mëdha që rendisin Shqipërinë si vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë. Njësoj veproi edhe sot.   Mohoi se e ka grabitur pushtetin me paratë dhe influencat e krimit dhe të drogës. Mohoi ekzistencën e dosjes “339”, ku vetëm nga përgjimi i një bande kriminale, rezulton se Edi Rama ka blerë vota dhe mandate deputetësh në 4 qarqe të vendit. Edi Ramës sot nuk i beson më askush!  Ai mohoi para 5 vjetësh se kishte futur vetëm në parlament 19 kriminelë, vrasës, përdhunues, trafikantë droge e qëniesh njerëzore, e sat ë tjerë nëpër bashki.   Ai mohoi para 3 vjetësh se e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me 219 mijë hektarë të mbjella më kanabis, e para 2 vjtësh se ministry i tij i brendshëm trafikonte me bandat.  Ai mohoi sot se grabiti zgjedhjet me ndihmën e krimit të organizuar. 

Gent Strazimiri, Nënkryetar i Grupit parlamentar të PD-së

Më tej Strazimiri,u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e opozitës të enjten para parlamentit, duke thënë se ka ardhur koha e së vërtetës.

"Tani është koha e së vërtetës!  Dosja 339 nuk është e Partisë Demokratike. Bandat që blejnë vota nuk janë të Partisë Demokratike. Vangjush Dako, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Damian Gjiknuri nuk janë të Partisë Demokratike, por janë njerëzit kyç që komunikojnë herë me bandat e krimit të organizuar, herë me banditët në krye të Policisë për të blerë votat për llogari të Edi Ramës.  Sa herë që Edi Rama, do të tentojë të mashtrojë shqiptarët për pushtetin e blerë me krimin, Partia Demokratike, do t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën jo sipas nesh, por sipas “Zërit të Amerikës”.  As kjo media nuk është e Partisë Demokratike.  Ajo financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka qenë për 46 vjet i vetmi zë i së vërtetës për shqiptarët dhe mbetet, ende sot, zëri i së vërtetës së pamohueshme, të painfluencueshme, asaj që nuk është në shitje", tha Strazimiri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/02/2019 11:18

    O Strazilesh po unë që nuk kam votuar kurrë pse rezultoj votues i rregullt kur kerkova të di gjendjen time legjislative?

    Përgjigju
  • Tefs: 19/02/2019 19:36

    Po lazarati qe PS ska marre asnje vote?? Kush i vodhi??

    Përgjigju
  • Korabi.: 19/02/2019 19:06

    O Strazimir kafsha,degjoni deklaratat e Sh-B-A dhe BE ,per djegien e mandateve tuaja.Mjaft u tallet me kete popull,ora e ndeshkimit po vjen.

    Përgjigju
  • sifu: 19/02/2019 18:43

    O strazimir kok zbathi ,a je turp ti apo jo .Po keni vjedh te gjith xgjedhjet we hane bere qe nga 92 e deri sot .Zgjedhjet e 2017 jane certifiku nga OSBE dhe KQZ, kur dge ju nuk bete asnje padi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK