Kryeministri Edi Rama e ka quajtur sajezë lajmin për largimin e Joleza Kokës nga drejtimi i FRESSH. Përmes një postimi në Facebook, Rama e pranon që fjalimi i Kokës para disa ditësh në një nga aktivitetet e ndarjes së kartave të anëtarësimeve në PS, s'ishte i lavdërueshëm, por sipas tij askush nuk e ka larguar atë nga drejtimi i FREESH.

Sipas Ramës nëse ajo do të kandidojë apo jo, është zgjedhja e asaj.
 
Postimi i plotë i Ramës në Facebook

Stop me sulmet mbi sajesa per nje 25 vjeçare!

Boll gure i leshuat per nje fjale pershendetese qe dakord, s'ishte e lavderueshme, nderkohe qe s'ju bejne asnje pershtypje fjalime te tera parlamentare ose partiake te cilat perbejne kercenim real per rendin logjik dhe gjuhesor te shoqerise sone!

Joleza eshte nje vajze e shkelqyer qe ka bere nje pune aspak te lehte dhe me jo pak rezultate pozitive ne drejtimin e FRESSh-it. Nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSh-it dhe nese do te kandidoje apo nuk do te kandidoje me kur te vije dita e zgjedhjeve te reja, eshte puna e saj dhe e askujt tjeter! Aq me pak eshte kjo puna e atyre qe s'kane asnje lidhje dhe asnje pune me FRESSh-in.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)