Rama: Mungesa e PD në zgjedhje
nuk është qamet, votoni PS-në

Rama: Mungesa e PD në zgjedhje<br />nuk është qamet, votoni PS-në
LEZHE- Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish demokratët, të cilët do mbeten të papërfaqësuar në Kuvendin e ardhshëm, që të votojnë Partinë Socialiste në 18 qershor.
 
Rama theksoi se mungesa e PD në zgjedhje nuk është fundi, ndërsa tha se është një shans që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë dhe të votojnë PS-në.
 
"Ju që keni votuar PD-në, ju thoni familjeve, se është ndonjë qamet që s'është PD në këto zgjedhje, por është një shans i madh që të bëhemi të gjithë bashkë.
 
Mbi partinë është Shqipëria dhe Shqipëria ka sot nevojë për PS-në.
 
Më e rëndësishme se ç'a do ndodhë më Saliun dhe Lulin, më e rëndësishme është se çfarë do të ndodhë me qytetarët.
 
Partitë vijnë mbrapa, përpara vjen Shqipëria. Kush e do Shqipërinë, është i mirëseardhur për Shqipërinë që duam"
, u shpreh Rama.  

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se maxhoranca i do zgjedhjet e 18 qershorit për të vendosur drejtësinë në vend. 

Ai tha se opozita ka hyrë në çadër për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. 

"Ata që janë ngujuar në atë bunker kanë një arsye të thjeshtë. Nuk duan qe ne, populli, socialistë e demokratë, në 18 qershor të pushojmë nga puna prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar. 

Ata nuk duan që ky popull pas 27 vjetësh nën thundrën e padrejtësisë, nëpër gjykata për pronën, për të drejta elementare të çlirohet më në fund nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve që do të jenë të parët që do të përgjigjen përpara ligjit për të gjitha krimet që kanë bërë. 

Nuk duan drejtësinë, ndërsa ne i duam zgjedhjet në 18 qershor në radhë të parë për të vendosur më në fund drejtësinë
", u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi