Rama në 16 dhjetor në Beograd
merr pjesë në Forumin Ekonomik

Rama në 16 dhjetor në Beograd<br />merr pjesë në Forumin Ekonomik
TIRANE - Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sërish Beogradin në datat 16-17 dhjetor. Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që mbahet nën patronazhin e Kinës, ku do të marrin pjesë dhjetra kryetarë të qeverive dhe ministra të ekonomisë nga bota, kryesisht nga vendet e Evropës Qëndrore.

Ndërsa, Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mësuar se në këtë forum Kryemnistri Rama do të shoqërohet nga një delegacion prej 4 anëtaresh. Delegacioni shqiptar edne nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në këte forum.  Përveç Shqipërisë në këtë samit ekonomik në Beograd do të jene edhe ministrat dhe përfaqësues nga Kina, Rusia, Ukraina, Maqedonia, Kroacia e vendet tjera nga Ballkani.

Vizita e dytë me radhë e kyemnistrit shqiptar  Edi Rama në kryqytetin serb vjen pas asaj të 10 nëntorit, ku Rama zhvilloi një takim me homologun Aleksandër Vuçiç dhe një ditë më pas vizitoi Preshevën.

Marrë nga "ATSH"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë