Rama në Berat: Pyllëzimet nisin
rehabilitimin e shkatërrimit 10-vjeça

Rama në Berat: Pyllëzimet nisin<br />rehabilitimin e shkatërrimit 10-vjeça
Pyllëzimet e reja që po bëhen tani do të krijojnë një bazë të mirë që brenda 5 viteve të kenë një rehabilitim që në 10 vjet kohë të ndihet kudo.
Kështu ka deklaruar nga qyteti i Beratit, kryeministri Edi Rama i cili ka marrë pjesë në mbjelljen e 5 mijë pishave të egra që u mbollën në dy hektar të zonës muzeale të Goricës që synojnë rehabilitimin e zonës së dëmtuar në vitin 2012.

Mbjelljet në zonat e dëmtuara krijojnë një bazë të mirë që brenda 5 vitesh të ketë një rehabilitim që në 10 vjet kohë të ndihet kudo”, deklaroi kryeministri Rama, i cili sëbashku me Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndoqi nga pranë procesin e rigjelbërimit.
 
Hyrja në fuqi e Moratoriumit 10-vjeçar, i cili ndalon kategorikisht prerjen e paligjshme të pyjeve në mbarë vendin do të shoqërohet me një paketë shtrënguese, e cila do të kalojë së shpejti në Parlament.
 
Është i domosdoshëm shoqërimi i moratoriumit me forcimin e masave ndëshkimore për krimet mjedisore. Paketa që do të kalojmë së shpejti në Parlament do të kompletojë kuadrin ligjor dhe do të krijojmë një ekuilibër midis punës intensive për ripyllëzim dhe kontrollit shumë të rreptë për cenimin e sipërfaqes apo qoftë një peme të vetme, sepse nëse nuk funksionon e dyta, e para është si një mur i Kështjellës së Rozafës, ndërto ditën dhe prish natën” ka thënë Rama.

Nga ana e saj, Ministria e Mjedisit është dukë vënë në zbatim një projekt madhor të inventarizimit të fondit pyjor dhe kullotave, i cili do të përfundojë brenda vitit 2017 dhe do të lejojë për herë të parë Ministrinë që të zbatojë një strategji të integruar për mbrojtjen dhe zhvillimin e sipërfaqeve të gjelbra.
Ministri Koka deklaroi se “shumë prej qytetarëve shqiptarë kishin filluar ta besonin si një fat jetesën me atë degradim dhe agoni të pyjeve, ndaj jam i bindur që moratoriumi është një ndër vendimet më historike të këtij Parlamenti dhe kësaj qeverie. Ne do t’i kthejmë Shqipërisë atë sipërfaqeje të gjelbër që sot e kemi shumë të cunguar. Vetëm 26% e territorit të vendit është e mbuluar me bimësi, por unë jam i bindur që do të kemi pas 10 vitesh një Shqipëri shumë të ndryshme”.
 
Deputeti i qarkut Berat Eduard Shalsi vuri theksin tek nevoja për një angazhim më të madh të pushtetit vendor, tashmë që do të ketë edhe përgjegjësinë e administrimit të pyjeve. “Ajo që po bëjmë sot, ka muaj që qeveria po e bën, është domosdoshmëria për ripyllëzimin. Për herë të parë tashmë me kalimin e kompetencave ka një program shumë të qartë. Ministria do të bëjë politika, ndërkohë do të jetë pushteti vendor përgjegjës për administrimin.”
 
Prerjet ilegale dhe zjarrvëniet e qëllimshme për përfitimin e paligjshëm të pronave në zonat pyjore kanë shkaktuar një katastrofë të vërtetë mjedisore në periudhën 2007-2013. Në vetëm shtatë vjet janë prerë dhe djegur qëllimisht rreth 17% e fondit pyjor të Shqipërisë, pasojë direkte e dhënies abuzive të 2 600 leje për shfrytëzimin e pyjeve nga qeveria e kaluar, me një mesatare prej tre në ditë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën