Rama në Bruksel:
Berisha fsheh krizën

Rama në Bruksel:<br />Berisha fsheh krizën
BRUKSEL- Kreu i opozitës Edi Rama, paralajmëron se Shqipëria ndodhet përpara një stuhie financiare. Pas takimit me kreun e grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Martin Shultz, nga Brukseli, Rama akuzoi qeverinë për fshehje dhe mohim të krizës. "Ne jemi të bindur, se Shqipëria është përpara një stuhie financiare, për të cilën qeveria jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shmangur, por duke e fshehur krizën e ka bërë stuhinë edhe më të pashmangshme.

Jemi ende në kohë për të ulur efektet e saj, por në rast, se kokëfortësisht qeveria do të vazhdojë ta mohojë krizën, stuhia do të jetë shumë më e rëndë dhe fatkeqësisht do ta paguajnë ata që kanë më pak dhe të cilëve qeveria, ju kërkon të paguajnë më shumë taksa se sa ata që kanë më shumë dhe paguajne me pak taksa", tha Rama.

Ndërsa Shultz u shpreh se kriza ekonomike dhe problemet në vijim edhe për Shqipërinë, ishte një nga pikat e diskutimit. "Eshtë logjike që Shqipëria është e prekur nga zhvillimet negative ekonomike në të gjithë Europën dhe transparenca për buxhetin është parakusht për demokracinë", tha Shultz. Zhvillimet e fundit politike në vend ishin në fokus të bisedës me eurodeputetët e majtë sikundër dhe me sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala. "Ne diskutuam situaten ne Shqipëri.

Kolegët e grupit tonë do të shkojnë në Shqipëri në javët që vijnë. Mbeta i kënaqur nga takimi me Edin. Kishim kohë pa u takuar, më duket se herën e fundit jemi takuar në Strasburg, e tani në Bruksel, e këto janë dy vendet e politikës europiane, meqë Shqipëria po i afrohet Europës", tha Shultz. Ndërsa Rama ka evidentuar mbështetjen që u kërkua nga Parlamenti Evropian për reformën parlamentare dhe gjithë reformat. Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i IS, Luis Ajala u shpreh se rruga më e mirë për Shqipërinë është ajo e reformave, në menyre qe t'u garantohet shqiptarëve jeta në një demokraci të vërtetë sot dhe se kanë mandatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?