Ne do t’i japim mundësinë të gjithë atyre familjeve të zakonshme të këtij qarku, vendi, që jetojnë me tokën, që me të të mos nxjerrin vetëm mbijetesën, por mirëqënie. Jemi zotuar dhe me votën e 23 qershorit, do ta ulim koston e prodhimit dhe do të lehtësojmë çdo familje shqptare që so ti dridhet zemra nga çmimet e papërballueshme. Ne do ta heqim akcizën e naftës, taksën e qarkullimit; do të investojmë 160 milionë USD për ujitjen dhe kullimin.
Duke ndërtuar shkolla bujqësore, do t’u japim mundësinë të rinjve që të vazhdojnë punën me tokën duke filluar nga rilindja e fshatit, një popull që nuk e meriton urinë, që meriton të jetojë me ushqimin cilësor të prodhimeve të veta, që merion të jetojë si gjithë të tjerët. Në këtë rrugë nuk jemi vetëm ne që udhëtojmë me një autobus, por edhe një katragjysh me antiplumb, që udhëton me disa autobusë të mbushur me robër, me qen antiminë.
Ai premton se do të japë para në dorë. A ka njeri në këtë qark që beson se ajo dorë mund të të lënë në xhep, ndonjë lek? Ai t’ju paguajë ju, naftën me lëkë në dorë? Ai t’ju paguajë ju, plehrat kimike me lekë në dorë? Ai do t’ju japë pagën e 13-të pasi e hoqi 8 vjet më parë e tha: kjo është rroga e parazitëve, është rroga e dembelëve. Por ne do t'i ulim taksat për 95% të shqiptarëve. Ky quhet taksimi i ndershëm dhe, më 23 qershor, askush të mos rrijë duarkryq nëse meriton një fat më të mirë - tha Rama.
RAMA: NUK DO TA BEJME KLOSIN, ZVICER, POR SHENDETESINE- FALAS DHE TOKEN, TE PUNUAR
Kryetari i PS-së Edi Rama ka bashkëbiseduar sot pasdite me banorët e qytetit të Klosit në qarkun e Dibrës. Ai ka theksuar se nuk ju gënjej e të them se Shqipëria apo Klosi do bëhet Zvicër, por ama shëndetësia do jetë falas dhe toka, e punuar. Rama ka dërgjuar pyetjet e banorëve dhe ka bërë edhe shaka me ta. "O ti që i paske mustaqet si Shpëtim Gjika, duro pak, se po flasim". E kur "i paduruari" e ka ndërprerë, Rama e thirrur: O Shpëtim! duke krijuar situata humoristike. Pyetja e parë që iu drejtua kishte të bënte pikërisht me një investim të premtuar nga qeveria dhe të parealizuar, rrugën e Arbrit.
Eshtë trumbetuar nga PD-ja se ju do ta bllokoni rrugën e Arbrit. Por, a mendoni ta mbaroni këtë rrugë, që është shumë jetike për ne?
Përsa i takon gjërave që s’ka bërë, PD-ja e drejton gishtin tek ne. Madje unë rezultoj se kam bllokuar gjithë Shqipërinë, jo rrugën e Arbrit, që është gjëja më e vogël. Puna është se pse nuk e ka ndërtuar PD-ja, atë. Ajo që është bërë është sa për sy e faqe, sa për të shkatërruar mjedisin dhe unë ju them se ne do ta bëjmë rrugën e Arbrit. Dhe ne do bëjmë të gjitha rrugët, ndryshe nga këta. Kjo rrugë hyn tek projektet strategjike e ne do ta çojmë përpara me shumë vullnet.
Këtu ne kemi mungesë mësuesish matematike dhe fizike dhe nuk kemi shkollë profesionale, por gjimnaz. Çfarë mund të na premtoni për arsimimin e fëmijëve tanë?
Kjo është pikërisht ajo temë që ka lidhje me votën dhe i jep përgjigje atij mikut. Një në dy nxënës është analfabet. Duke qënë votues, nënë dhe babë i një fëmije në tetëvjeçare, çfarë të duhet tesera e PD-së kur rrezikon ta kthesh fëmijën në analfabet? Sistemi ynë arsimor ka treguar që prodhon 57% analfabetizëm. Normalisht edhe në mendje duhet të të shkojë se ky është një rrëzik për fëmijët tim. Nga se vjen? Nga tre ligjet? Nga Edi Rama? Përgjegjësinë për këtë punë e ka marrë qeveria. Atëherë ti, me votën tënde, përse e ke marrë në punë? Sepse vota është që të marrësh shërbim. Ia jep atij që të shërben. Duke u nisur nga votimi thjesht me teserë, pasojat janë të pallogartishme. Shikoni ata të rinjtë aty. Janë këtu se mbarooi Champions Liga dhe presin të shkojnë të gjithë në universitet, ndërkohë që këtu s’ka teknikë të mesëm, s’ka kush të merret me peshkun, me naftën…
Sa njerëz janë pa punë këtu? A mund ta ngrini dorën? Duke qënë pa punë, ju jeni të pasiguruar nga ana shëndetësore. Pra, ju nëse sëmureni, duhet të paguani për të shkuar në spital. Çfarë bëjnë ata që kanë halle për të mbajtur në jetë njerëzit e dashur? Shesin gjithçka: shtëpinë,lopën,pasurinë…A mund të pranohet kjo? Atëherë përse i themi vetes ne që jemi popull evropian dhe me tradita etj.etj? Atëherë ne do ta kthejmë skemën përmbys, do ta bëjmë falas shëndetësinë. Katragjyshi thotë se kjo nuk bëhet, se shëndetëësia kushton. Kjo nuk diskutohet se kushton. Ai thotë se kam ndërtuar 400 spitale por unë s’po i shoh ku janë. Shqipëria apo Klosi nuk do bëhet Zvicër, por pas katër vjetësh këtu do jemi prapë dhe shëndetësia do jetë falas, nuk do ketë asnjë metër tokë pa punuar", - përfundoi kreu i PS-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)