Rama në Durrës për shëndetësinë,
Basha:Shëndetësia në ditë të keqe

Rama në Durrës për shëndetësinë,<br />Basha:Shëndetësia në ditë të keqe
Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri në Durrës, për çështjen e sistemit të shëndetësisë.
 
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Basha ka thënë se qytetarët janë ndjerë keq, teksa kanë dëgjuar sukseset imagjinare të qeverisë për shëndetësinë.
 
Ai shtoi se, shëndetësia është në ditën më të keqe, nga kapja e saj nga ministri më i korruptuar, sipas tij, Ilir Beqaj.
Basha ka vijuar më tej se, 360 milion euro që duhet të ishin investuar në shëndetësi janë ndarë me klientët përmes konçensioneve.
 
Basha në fund ka ftuar kryeministrin që të shkojë e të vizitojë disa pavione të spitaleve, që sipas tij, janë në ditën më të keqe të tyre.
 
Ja deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Cdo bashkeqytetar qe halli e ka cuar ne dyert e spitaleve, eshte ndjere sot edhe me keq kur ka degjuar kokoshin qe flet nga nje salle me regji e me audience te sjelle me force per suksese dhe fitorje qe nuk i prek askush. 
E kunderta, shendetesia eshte ne diten me te keqe. Sepse shendetesia e kapi qe ne fillim per ta kthyer ne minieren me te madhe te perfitimeve permes atij qe njihet tashme si kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa. 


Keto vite, ilacet humben sigurine, spitalet u mbushen me militante te paafte, mjeket e talentuar dhe infermieret me pervoje u dhunuan nga nje minister i paafte, nga nje qeveri injorante, e ditur vetem per te vjedhur.
Mbi 360 milione euro qe mund te ishin investimi historik ne shendetesi u ndane me klientelen ne koncesionet me skandaloze qe kane ndodhur ndonjehere. 100 milione euro i dha Edi Rama mikut te tij me nje murator per sterilizimin, nderkohe qe spitalet po rrenohen nga cdo mungese, nga radhet e gjata e nga mallkimet e qytetareve qe nuk gjejne zgjidhje vecse duke nxjerre qindarkat e fundit. 120 milione euro i dha kokoshi dhurueses se tij per check up qe nuk e ben as 20 perqind e popullsise, por ama parate e shqiptareve jane dhene, jane futur ne xhep. 
Shko shih nje here ne pavionet e infektivit, te pediatrise, te kirurgjise, se si dergjet masa e madhe e pacienteve e familjareve te tyre, te drobitur e te shkaterruar nga financat, para se te rregullosh regjine e propagandes. Po sigurisht, ti dhe miqte tuaj e keni shendetesine per biznes. Korrupsioni eshte norma jote, stili yt i jeteses, po ajo qe ke bere me shendetesine me beqen tend eshte krim per te cilin do pergjigjesh para njerezve dhe votuesve qe i mashtrove, i vodhe dhe i le ne ne pike te hallit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor