Rama në FB: Forca Shqipe 
Basha: Urime të gjithë shqiptarëve

Rama në FB: Forca Shqipe <br />Basha: Urime të gjithë shqiptarëve
Fitorja e parë e kombëtares shqiptare të futbollit është pritur e emocione edhe nga përfaqësuesit e politikës. I pari që reagoi në Facebook ishte kryeministri Edi Rama. "Forca shqipe, forca" shkruan Rama, ndërsa e shoqëron me dy foto, momentin e golit dhe atmosferën e kuqezinjve në shkallët e stadiumit.
 
Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan "urime të gjithë shqiptarëve"! Përpara shqipe". "Fitooooooooore! Faleminderit djemve të Kombëtares! Urime gjithë shqiptarëve! PERPARA SHQIPE!", shkruan Basha.
 
Për ish kryeministrin Sali Berisha, fitorja e kombëtares ndaj Rumanisë është e jashtëzakonshme.

Sipas tij, ekipi i kombit bëri historinë. "E jashtëzakonshme! Ekipi i kombit bëri historinë! Urimet më të mira për këtë fitore historike futbollistëve tanë për këtë lojë të madhe që bënë krenar çdo shqiptar. Mirënjohjen më të thellë futbollistëve të Ekipit, trajnerit, shqiptaro - italianit të madh Giani de Biazi, heroit të fitores historike Armando Sadiku dhe gjithsecilit lojtar, që ishin në zenitin e aftësive fizike, psikologjike, profesionale, përkushtimit, burrërisë se tyre,Urimee", shkruan Berisha në Facebook.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr