Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social Facebook se si e gjeti qeveria socialiste komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë, dhe si u modernizua ai në një kohë të shkurtër.
Transformimi i këtij komisariati shmang radhët e gjata të njerëzve si dhe pëmirëson cilësinë e shërbimit.
"Policia që duam hedh një tjetër hap në rrugën e Rilindjes (asnjë qindarkë nga arka e shtetit - donacione të sipërmarrjes) duke i dhënë fund torturës së radhave që në orën 4 të mëngjesit, për gjithë drejtuesit e automjeteve që trajtoheshin si kafshë në kafazin e rrënuar të Komisariatit të Policisë Rrugore", shkruan Rama në Facebook.
/Shqiptarja.com