PARIS - Kryeministri në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama ka qenë sot për një vizitë në Francë, ku në orët e pasdites ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm francez, Laurent Fabius.

Lajmin e bën të ditur vetë Rama në rrjetin social Facebook dhe Twitter, ku thekson se ka qenë një "takim plot shpresa e angazhime konkrete për të ardhmen".

Lajmit Rama i ka bashkangjitur edhe foton e takimit.

edirama fabius
(Në foto: Rama-Fabius). 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)