Rama në Fushë-Krujë inspekton Zyrën
e Legalizimit, qytetarët: Të kënaqu

Rama në Fushë-Krujë inspekton Zyrën<br />e Legalizimit, qytetarët: Të kënaqu
FUSHE-KRUJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e reja të punës dhe pritjes së qytetarëve nga Zyra e Legalizimeve në Fushë-Krujë, ndërsa asistoi në një moment të punës së ekipit të kësaj Zyre. Qytetarët e Fushë-Krujës janë shprehur të kënaqur nga shërbimi. Një prej tyre thotë se aplikimin e parë e kishte bërë para 10 vitesh, ndërsa tani shprehet i befasuar, kur 10 ditë pasi kishte ribërë aplikimin, e kishin telefonuar për t’i thënë se certifikata ishte gati.
 
“Kam aplikuar që në 2006. Para dhjetë ditësh erdha u interesova dhe më morën në telefon që më ka dalë leja. Gjej rastin të falënderoj gjithë ekipin që ka përshpejtuar gjithë procesin”, u shpreh qytetari.
 
Një tjetër qytetar tha se kishte aplikuar gjithashtu në vitin 2006.
 
“Edhe unë kam aplikuar ë 2006. Përpara nuk vinte askush, tani vjen punonjësi tek dera e shtëpisë me të legalizuar shtëpinë. “
 
“Falas apo me lekë?” – ishte interesimi i Kryeministrit. Për të cilin, qytetari u përgjigj: “Nuk bëhet fjalë për lekë. Ju përgëzoj për premtimin që keni mbajt. Atë premtim që na dhatë atë mbajtët.”
 
Një premtim i mbajtur u shpreh edhe një tjetër qytetar, i cili aplikimin fillestar e kishte bërë një vit e gjysmë më parë “Para dy javë e gjysmë u interesova sërish, erdhën bënë matjet, gjithçka falas dhe më thanë për të marrë certifikatën,” – tha ai.
 
Ndërsa, drejtori i Zyrës së Legalizimit në Fushë-Krujë tha se në 6 muaj janë dhënë 460 leje legalizimi, të barabarta me lejet e dhëna në 8 vjet në qeverisjen e mëparshme.
 
“Vetëm për muajin nëntor, me një staf vetëm prej 5-6 vetash kemi bërë 100 leje, që sëbashku me lejet e dhëna këto 6 muajt shkon në 460 leje, aq sa ç’kanë qenë lejet e dhëna, 450 lejë, për 8 vjet,” – u shpreh ai, ndërsa nënvizoi faktin se ndër lejet e dhënë më parë ka edhe leje abuzive në kundërshtim me planin rregullues të qytetit të Fushë Krujës apo leje të dhëna në Kala.
 
Një problematikë e tillë u evidentuar edhe nga Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, i cili theksoi se leje të tilla abuzive, të dhëna në fund të mandatit të qeverisë së mëparshme, kanë penguar edhe përfundimin e unazës së qytetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë