Rama në homazhet e Bejkos:
Jetoi një ferr të ri zhgënjimesh

Rama në homazhet e Bejkos: <br />Jetoi një ferr të ri zhgënjimesh
TIRANE – “U prehtë në paqen që se gjeti dot asnjë sekondë në rrugën e vet nga një ferr në tjetrin dhe shërbeftë akti i tij për një reflektim dinjitoz.” Është kjo deklarata e kyetarit të Pastisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, menjëherë pas pjesëmarrjes në homazhet për Lirak Bejkon në ambientet e Institutit të ish-të përndjekurve politikë.

Kreu i PS-së Edi Rama u shpreh se u gjend mes “njerëzish të vrarë 22 vjet në çdo shpresë prej atyre që u morën votën dhe u ofruan veç një ferr të ri zhgënjimesh.”

Deklarata e kryesocialistit vjen nëpërmjet profilit të tij në Twitter ku Rama shkruan ndër të tjera edhe për familjen q ëish-I burgosuri politik Lirak Bejko, la pas.

“E pashlyeshme pamja engjëllore e dy vajzave jetime që babanë e dalë gjallë nga ferri komunist ua treti në flakë ferri i ri i zhgënjimeve”, shkruan Rama në Twitter.
Rama e ka cilësuar vdekjen e Bejkos dhe ndarjen nga familja të të ndjerit të ndodhur “forcërisht nga fuqia shkatërruese e arrogancës së këtij pushteti”.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë