TIRANE – Vendimi i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për të shkarkuar Bahri Shaqirin nga kreu i SHISH duke emëruar në vend të tij zv/ministrin e Inovacionit, Visho Ajazi Likën, është cilësuar një turp nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. “Për llogari të Kryeministrit, Presidenti zëvendësoi drejtorin e Shërbimit Sekret me një shërbëtor të Saliut, njësoj siç është vetë”, komentoi Rama në Twitter.
Kryesocialisti e cilësoi vendimin e Nishanit një turp “sepse rrënoi pavarësinë e SHISH, sepse e bëri këtë pa u konsultuar me aleatin më të madh strategjik të Shqipërisë, sepse ktheu kohën pas”.
Sipas Edi Ramës, “ky vendim i Presidentit Nishani është akti më ekzemplar i varësisë së tij nga Kryeministi e do të sjellë pasoja negative për jetën politike e institucionale”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com