Rama bëri apel për një organizim më të fortë të socialistëve në këtë rreth.
“Jemi në një periudhë shumë të rëndësishme. Koha kur duhet të organizohemi fuqishëm për të fituar betejën zgjedhore. Në frymën e Kongresit të 5 nëntorit dhe në funksion të përçimit të Programit të PS, jo vetëm për përmbajtjen e tij, por nëpërmjet një partie solidare, të gjithë duhet të bëjmë diçka më shumë se kemi bërë” tha Rama.
Rama deklaroi se duhet të mirëpritet kontributi i gjithsecilit në PS pasi partia është një bashkim vullnetar.
“Duhet ti japim një hov të ri Partisë Socialiste në Kukës. Problemi është tek vetja, të gjithë të japin kontributin maksimal sepse secili ka diçka në dorë që gjërat të jenë ndryshe. Në një familje politike hyjmë për tu bërë më të fortë. Nuk ka rëndësi nëse je një ish, nëse je një e ardhme, nëse je një burrë, nëse je një grua, nëse je me 4 klasë shkollë apo me master, nëse je njëqind vjeç apo nëse je 16 vjeç, të gjithë kanë vendin e tyre në parti. Partia është një bashkim vullnetar dhe ne jemi në një llogore për të pasur përballë kundërshtarin” përfundoi Rama.