LEZHE - Ekonomia e vendit po shkon drejt falimentimit, nëse nuk bëhen ndërhyrjet e duhura. Kjo është deklarata e radhës e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama në vijim të turit të tij për Rilindjen e Fshatit. Rama zhvilloi takime me fermerë të rrethit të Lezhës.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar takime me fermerët në zonën e Lezhës. Rama theksoi se përmbysja e raportit import-eksport është prioritet dhe do të arrihet përmes programit të rilindjes për fshatin

Më tej Rama prezantoi edhe programin që Partia Socialiste parashikon të aplikojë për të ndryshuar këtë situatë, që sipas liderit të opozitës do të çojë ekonominë drejt falimentimit.

“Eshtë i gjithë cikli i bllokuar, se ata që ju japin ju e prodhojnë me kosto shumë të lartë për shkak të naftës ju e merrni me çmime shumë të larta dhe nuk zhvilloheni, por mbijetoni, është e domosdoshme të ndërrohet 100 përqind politikë në mënyrë që të ulen kostot. Pa ul kostot, pa heq akcizën e naftës, Tvsh-në e naftës, taksën e qarkullimit të naftës. P ul farërat, të paktën 10 % dhe pa dhënë një shtytje direkte çdo blegtori jo duke thënë që mbështesim vetëm ata që kanë shumë krerë, por duke filluar nga mbështetja e gjithsekujt që merr përsipër këtë punë. Ky është falimentimi ekonomik i të gjithë familjeve në fshat.”, tha Rama.

Në takimet me fermerët e Lezhës Rama shoqërohej nga deputeti i zonës Gjovalin Kadeli, si dhe specialistë të bujqësisë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)