TIRANË – Kryetari i PS-së, Edi Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të Peqinit dhe të gjithë Shqipërisë, që të mos mashtrohen nga ata që iu japin miell për vota. Gjatë mitingut përmbyllës të fushatës elektorale në Peqin, Rama tha: "Refuzojini me përbuzje ata që ju trokasin tek dera për të blerë me miell, me euro, me kalljen e frikës, katër vjet të tjera në kurrizin tuaj. Hiqini nga kurrizi ata dhe përqafoni ëndrrën tuaj duke shënuar fillimin e Rilindjes.
Kryesocialisti ka përshëndetur qytetarët e Peqinit "që në këtë diell përvëlues, në këtë orë ju, jeni mbledhur këtu për PS-në. Kjo është fryma e Rilindjes që po vjen, kjo është përshëndetja juaj, kjo është dita për të manifestuar këtu në qëndrën e Peqinit, dëshirën e papërmbajtur që historia e rrënimit të mbarojë dhe një histori e re të fillojë”, - tha ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com