Rama në Pogradec: Na mungon
vetëm shteti, të bëjmë shtet

Rama në Pogradec: Na mungon<br />vetëm shteti, të bëjmë shtet
POGRADEC - Edi Rama pas Devollit dhe Korçës ka marrë pjesë në mitingun e organizuar në Pogradec sot në mbrëmje.
 
“Sot është mbledhur pesëfishi i njerëzve, ndihet era e fitores, e ndryshimit, e lëvizjes”, nisi mitingun Rama, i cili ka shtuar se sot jam këtu me kryeministrin e pajtimit kombëtar dhe deputetin tuaj, Bashkim Finon.

VOTA 29, RESPEKT PËR LANÇ
 
Rama ka përsëritur se, vota tek numri 29 është një votë në respekt të së shkuarës, të asaj të shkuare të lavdishme të LANÇ, që ne socialistët dhe progresitët e mbrojmë me krenari, si një faqe ku Shqipëria shënoi emrin e saj krah për krah me popujt liridashës të botës dhe është një votë për të ardhmen për Rilindjen, që do vijë në 23 qershor.

JO SHKOLLA SI KAZERMA USHTRIE

Ai ka qartësuar se, vota nuk është votë vetëm për socialistët, por për çdo prind, që do mirëqenie ekonomike në familjen e tij.
 
"Vendlindja e Poradecit nuk duhet t’ia falë ato palë rrugë, që po hapen duke shkatërruar bregun e mrekullueshëm të këtij liqeni, pasurie kombëtare", ka thënë Rama

Rama ka bërë thirrje, që "të mos ndërtohen shkolla për t’i kthyer në kazerma të partisë në pushtet, por t’i kthejmë në vatra të dijes. Shteti përmes policisë të mbrojë çdo njeri të zakonshëm dhe pronën e çdo shqiptari".
 
SHQIPTARËT, TË BRAKTISUR NGA KUPOLA E MB

Në lidhje me krimin, Rama ka thënë se "Shqipëria kërcënohet çdo ditë nga krimi, që bën ligjin, ka dalë rrugëve, por policia është tradhëtuar, e braktisur nga një kupolë në Ministrinë e Brendshme, që është e lidhur me krimin".

PËR 300 DITË DO VENDOSIM RENDIN

Rama ka premtuar se për 300 ditë do vendosim ligjin dhe do vëmë përpara ligjit krimin dhe çdokënd që cënon çdo shqiptar. Kush prek një shqiptar të zakonshëm ka prekur shtetin dhe do përballet me Policinë e Shtetit, kush prek pronën e një familjeje ka prekur shtetin dhe do përballet me Policinë e Shtetit.

SHQIPËRIA T'I KTHEHET PUNËS
 
"Shqipëria duhet t’i kthehet punës, t’i japë fund përrallave, të bëhet vendi që ëndërronte Lasgushi, të bëhet si ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi, atyre që u larguan nga ky vend për një jetë më të mirë në emigracion, për një Shqipëri, që ky popull e meriton e që ne do ta ndërtojmë së bashku", përfundoi fjalën e tij Rama, duke thirurr: "Rroftë populli punëtor i këtij qarku, rroftë Shqipëria, rroftë Partia Socialiste".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit