PRISHTINE - Nga Kosova kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka bërë thirrje për reflektim politikës shqiptar në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Në hapjen e ekspozitës në Prishtinë, Rama tha se 100-vjetori i pavarësisë nuk duhet shfrytëzuar në funksion të politikës së ditës dhe as për të kremtuar një madhështi, që sipas tij është madhështia e të tjerëve që ngritën flamurin dhe atyre që në emër të flamurit bënë vepra të mëdha për kombin tonë.
"100 vjetori duhet të shërbejë që shqiptarët të projektojnë të ardhmen e përbashkët. Të integrojmë sektorët e energjisë, bujqësisë e doganave në projeksion me ardhmërinë e përbashkët Europiane. 100 vjetori pasqyrë e të shkuarës për të parë nga e ardhmja e përbashkët jo për të bërë makiazhin e politikës së ditës", tha Rama.
Rreth 30 flamuj, stema, dokumente, por edhe fotografi që përshkruajnë rrugën nga viti 1912 deri më sot, u shpalosën të shtunën mbrëma në Muzeun e Kosovës. Ndërkohë, kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, theksoi se vetë shumëllojshmëria e flamujve tregon se sa e vështirë ka qenë rruga e Shqipërisë gjatë këtyre 100 viteve.
Në këtë ekspozitë të pranishëm ishin shumë personalitete të njohura, si akademik Rexhep Qosja, por nuk munguan as presidentja kosovare Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, dhe as lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
(kz/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com