RRËSHEN – Partia Socialiste e ka vazhduar fushatën e saj elektorale sot pasdite në qytetin e Lezhës. Kryetari i PS-së tha: “Votoni nr. 29 që është numri i duhur, ndërsa dy katrat e Saliut janë notat për dy mandatet e tij e ku s’kalon dot tek i treti! Në 23 qershor do bëni një sevap shumë të madh, se do ta çlironi Saliun nga antiplumbi dhe rojet e veta, që të shkojnë të bëjnë ndonjë punë të hajrit. Do ta shndërroni në një gjysh normal, që t’i tregojë përralla nipërve e mbesave të veta e t’i lërë rehat shqiptarët.
Skuadra jonë e Rilindjes, e drejtuar një grua e jashtëzakonshme me profesion ekonomiste, ka në krah dhe një djalë nga Mirdita, mikun dhe vëllain Ndrec Deda.

Është vërtet e jashtëzakonshme të shohësh dhe prekësh në çdo shesh, dallimin e madh mes nesh dhe atyre. Ata i mbushin sheshet me robërit që I kërcënojnë në bukën e gojës, kurse ne I mbushim me njerëz që vijnë me dëshirën e tyre.

E ka lënë Mirditën pa punë, pa sistem vaditje, pa mundësi shfrytëzimi të pasurive nëntokësore, pa mësuesit e duhur, në varfëri dhe i mbyt me taksa edhe ata sipërmarrës që jetojnë me një dyqan. E kanë lënë Mirditën si Shqipërinë kudo me nëna e baballarë që shkojnë kokëulur në ushqimore për të marrë borxh bukën e gojës në një vend si yni, që ka gjithë mundësitë që vendi të jetojë në progres.”

Ne nuk ikëm nga një pushtet që të vijmë tek një tjetër që mbyll shkollat dhe kërcënon rrogëtarët e shtetit për t’u marrë bukën e gojës; ne nuk luftuam kundër regjimit të vjetër që të gjendemi nën një pushtet që u afron studentëve udhëtime falas në Shqipëri me një kompani monopol kundrejt votës së fotografuar. Ne nuk luftuam kundër një regjimi që të gjendemi para një pushteti që s’ka ujë. Kjo nuk është Shqipëria që duam.  
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)