Rama: Nëse gjërat do të ishin në
rregull unë do merresha me pikturë

Rama: Nëse gjërat do të ishin në<br />rregull unë do merresha me pikturë<br>
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë ku ka mbledhur kabinetin qeveritar. Një nga problemet që ngritën gazetarët në konferencën për mediat ishte edhe mungesa e ujit në disa zona, njëra nga të cilat në Fushë-Kuqe, që për ironi furnizon me ujë të pijshëm Durrësin.

Rama u shpreh se prandaj ndodhemi këtu për të zgjidhur problemet, pasi nëse gjërat do të ishin në rregull ai do të ishte duke u marrë me pikturat.  “Ironi të tilla fati ka shumë këtu në Shqipëri kështu që s’është për t’u justifikuar, pasi nuk është e vetmja zonë që s’ka ujë. Prandaj jemi dhe ne këtu. Sikur të gjitha gjërat të ishin në rregull unë do merresha me pikturë dhe të vinin të tjerët të bënin punën time”. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)