TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar pas refuzimin të kërkesës së deputetëve të PS-së, sot në Kuvend për të mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e ish-të përndjekurit politik Lirak Bejko. Rama në Twitter shkruan se Partia Demokratike refuzoi të ngrihet në këmbë, kurse Jozefina llomotit pa lidhje dhe ky është një turp.

“PS një minutë heshtje për Lirak Bejkon në parlament, PD refuzon të ngrihet në këmbë në nderim të tij ndërsa Jozefina llomotit pa lidhje! TURP”, shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë që në seancën e sotme plenare, deputeti i PS-së Saimir Tahiri ka propozuar mbajtjen një minutë heshtje për vdekjen e ish-të përndjekurit politik Lirak Bejko duke iu drejtuar parlamentin me fjalët: “Ja keni borxh”.

Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke thënë që kjo është një hipokrizi.

Replika Tahiri-Topalli

Tahiri: Ja keni borxh

Topalli: Borxh ia ka partia juaj. Ngushëllimet më të sinqerta familjes... kjo është hipokrizi

Më pas deputetët e Partisë Socialiste janë ngritur në këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërkohë që kryetarja e Kuvendit ka vazhduar punimet e seancës me rendin e ditës, duke e “injoruar” këtë veprim të deputetëve të PS-së.

(eç/shqiptarja.com)