TIRANE - Kreu i PS-së Edi Rama është shfaqur shumë aktiv duke postuar në Twitter thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë në votime, dhe përpjekjes për të bindur ata që nuk votojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre. Nga ana e tij kryeministri Berisha në facebook bën thirrje për të votuar nr 44 duke përcaktuar të ardhmen tonë europiane.

 
"Te dashur miq, te dielen ne te gjithe sebashku duhet t'u drejtohemi kutive te votimit. Te dielen ne do te vendosim per te ardhmen tone, prandaj une ju ftoj te gjitheve te votoni numrin 44, te votoni PD, qe ne te ecim Perpara ne projektin tone per Shqiperine e zhvilluar, per me shume vende pune, per anetarsimin ne BE. Duke votuar 44 ju percaktoni te ardhmen tone europiane, fatin e mire per cdo shqiptar. Fitore!!! sb"