Rama në Uashington për hebrenjtë:
Nder i madh për mua e Shqipërinë

Rama në Uashington për hebrenjtë:<br />Nder i madh për mua e Shqipërinë<br>
Edhe pse është sulmuar me agresivitet nga opozita mujat e fundit si anti-amerikan dhe anti-hebre, që kur Shqipëria votoi në OKB pro një rezolute që konfirmonte mosnjohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, në kuadër të proceësist të kriji mit të dy sheteve, palestineze dhe izraelite në lindjen e mesme, Edi Rama ka mundur që t’i zhvlerësojë totalisht këto mësymje verbale pas ftesës më të fundit që i ëhstë bërë pikërisht nga amerikanët dhe izraelitët.

Në fakt, në konferencën vjetore të AIPAC, që është edhe aktiviteti më i madh i lëvizjes pro-Izraelite, ku do të flasin edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; etj i ftuar është gjithashtu edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që do të marrë fjalën në këtë aktivitet.

Vetë shefi i qeverisë shqiptare, ka reaguar me plot krenari në Facebook, ku shkruan:

Një nder i posaçëm për Shqipërinë, qeverinë e mua personalisht, ftesa për t’iu drejtuar Konferencës Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike, në Washington DC; një mundësi e privilegj i veçantë, për të përcjellë përmes këtij forumi prestigjoz shkëlqimin e historisë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe ndjenjat e miqësisë e të respektit tonë për popullin e për shtetin e Izraelit.

rama

Postimi i Edi Ramës në Facebook

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti