Rama në Vaqarr: Kush ka punuar
tokën 20 vjet, certifikatë pronësie

Rama në Vaqarr: Kush ka punuar<br />tokën 20 vjet, certifikatë pronësie
VAQARR - Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite një takim me zgjedhësit e Vaqarrit. Premtimi më i rëndësishëm, që ka bërë Rama në këtë fshat, ka qenë
se kush ka 20 vjet, që punon tokën do marrë certifikatën e pronësisë dhe do jetë pronar i asaj toke.

“Ne do vendosim një marrëdhënie të re me fshatin, për ta rilindur atë, t’i japim fuqi familjeve që të nxjerrin mirëqenie nga toka. Qeveria e sotme punon ditë e natë si një kompani biznesi, që sheh interesat e anëtarëve të vetë. Ne premtojmë se kush ka 20 vjet, që punon tokën do marrë certifikatën e pronësisë dhe do jetë pronar i asaj toke. Ne do të japim certifikatat e pronës për të gjithë ata që e punojnë tokën”, ka premtuar Rama në Vaqarr.
 
Rama premtoi heqjen e taksës së naftës, duke akuzuar Berishën, se ka 8 vjet që tregon përralla, se do heqë taksën për naftën. “Naftën që punon tokën një familje në fshat e merr me të njëjtin çmim si Saliu për Benzin e tij. Peshkatarët ikin në Itali, furnizohen me naftë, ky iu thotë: “do t’ju ndihmoj të kapni peshk”.
 
Rama theksoi se, “ky pushtet i rri në qafë popullit, jo në krahë. Për ne hallet dhe problemet e fshatit do jenë hallet dhe problemet kryesore të qeverisë”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)

Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)