Rama: Në vigjilje të Krishtlindjeve
miratohet buxheti i kthesës

Rama: Në vigjilje të Krishtlindjeve<br />miratohet buxheti i kthesës
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka komentuar seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë, ku u miratua në parim buxheti i vitit 2014. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se fitoi taksimi i ndershëm dhe heqja e taksës së biznesit të vogël. Sipas kreut të qeverisë, me kjo i hap rrugë fillimit të rimëkëmbjes ekonomike e sociale të vendit.
 
“Në vigjilje të Krishtlindjeve miratohet buxheti i kthesës. Pas një maratone 24 orë fitoi taksimi i ndershëm, heqja e taksës së biznesit të vogël, larja e borxheve ndaj biznesit të madh, mbrojtja e shtresave në nevojë, rritja e kujdesit shëndetesor dhe e fondeve për arsimin, bujqësinë dhe komunitetet vendore. Shumica e 23 qershorit votoi për të bërë realitet një sërë zotimesh kryesore. Uli taksat për 97% të shqiptarëve dhe rriti si asnjëherë mbështetjen financiare të shtetit për sigurinë e jetës e të pronës së qytetarëve. Vota e sotme e Kuvendit në besnikëri të plotë ndaj 1 milionë shqiptarëve që votuan Qeverinë e Re, i hap rrugën fillimit të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Sociale”, shkruan kryeministri Rama.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit