Rama: Na thoshin po s’më le
Hipotekën,të rrëzoj qeverinë

Rama: Na thoshin po s’më le<br />Hipotekën,të rrëzoj qeverinë
ELBASAN-Kryeministri Rama nuk ndalet në përpjekjen për të vetëdijesuar elektoratin mbi presionet që partitë e vogla i kanë bërë qeverisë për të marrë poste.
 
Nga takimi elektoral në Elbasan, Rama tha se qeveria është përballur me kushtëzime të shumta nga partitë e vogla në koalicion të cilat synonin drejtoritë.

“Ata thonin po nuk më le Hipotekën, të rrëzoj qeverinë, po nuk më dhe drejtorinë e pyllit unë të rrëzoj reformën. Është momenti të marrë hak për poshtërsitë e zyrtarëve të korruptuar në hipotekë e patenta, inspektorëve që jetojnë duke vënë gjoba, janë ca policë gri, i njihni, policia gri, është një bandë që del nëpër rrugë e ndalon makina, është një tmerr. Po ku hiqet ajo, se kemi ne, e ka partia, është degë partie policia gri të merr shpirtin, guxo preke, shko merri votat pastaj. Të vjen grija të merr shpirtin, është partia gri, nuk është shtet, votoni PS dhe e keni të shkarkuar sa të mbarojë numërimi, jo në shtator, sa të mbarojë numërimi”, u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama.

“Të heqim të tretin të vërtetin”, ishte komenti i Ramës për LSI ndërsa më tej shtoi se “shushunjat duhet të shtypen me votë me 25 qershor.”

Kreu i socialistëve ritheksoi se në mbarë botën partitë i ndërtojnë koalicionet mbi bazë të programeve dhe jo sipas listave të drejtorëve.
 
“Të gjitha partitë në botë marrin votat, bëjnë koalicione për programet, në Shqipëri vijnë me listën e drejtorëve, dua kaq drejtori në Elbasan, kaq spitale në Korçë”, tha Rama.

Rama vijoi fjalën e tij me premtimet për mandatin e dytë të kësaj kur tha se 4 vitet e ardhshme do të rriten me 40 % rrogat. Sipas Ramës rritje të përvitshme do të kenë edhe pensionet nëse shqiptarët i besojnë çelësat e qeverisë edhe për një tjetër mandat. 
 
“Ulja e taksave është çelësi i shtetit”,
tha Rama pasi deklaroi se tatim fitimi mbi biznesin do të vijojë të jetë zero.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)