Rama: Nano president?
Tani problem Berisha

Rama: Nano president?<br />Tani problem Berisha
BURREL- Lidershipi i Partisë Socialiste Edi Rama ka ripërsëritur dhe njëherë shqetësimet lidhur me mënyrën e qeverisjes së mazhorancës dhe kryesisht në shpërndarjen e buxhetit për pushtetet lokale.

Teksa e ka cilësuar varfërinë si yllin polar të kësaj qeverie, kreu socialist ka kërkuar bashkimin e të gjithë të majtëve dhe progresistëve për të shënuar një fitore ndaj kësaj mazhorance dhe për të nxjerrë vendin nga kriza.

Njëherësh dhe në rrjetin social Twitter Rama ngre problemin e mungesës së fondeve në bashkinë e Burrelit, stacioni i radhës ku ai promovoi gjatë ditës së djeshme librin "Kurban". "Në Burrel me matjanë libradashës. Bashkia pa asnjë fond dhe nje grua socialiste kryebashkiake që lufton përditë me komunitetin në krah", ka shkruar kreu i PS-së.

Ndërkohë që gjatë promovimit të librit në qytetin verior nuk ka mundur t'i shpëtojë interesimit të gazetarëve, pavarësisht se ka shmangur një koment të drejtëpërdrejtë për vetëkandidimin e Fatos Nanos në postin e kreut të shtetit, ndërsa ka theksuar se "problemi më i rëndësishëm aktualisht është kryetari i qeverisë Berisha".

Kështu, në një takim me miqtë e librit në Burrel, nuk është folur vetëm për librin, por edhe për politikë. Në këtë aktivitet të ngrohtë dhe shumë miqësor i cili u shndërrua në një bashkëbisedim Edi Rama është shprehur se nuk ka gjë më të dëmshme se sa varfëria e aspiratave dhe kjo bëhet akoma më e rëndë kur varfëria e aspiratave ekziston në qeverisjen e vendit.

"Ka varfëri materiale aty ku ka varfëri aspiratash. Varfëria e aspiratave është ylli polar i atyre që e qeverisin vendin duke u kërkuar njerëzve të mjaftohen me atë që kanë dhe të jetojnë të lumtur përmes një krahasimi që i ngjan përditë e më shumë si ai krahasimi që bëjnë në kohën e regjimit të vjetër me kohën e para luftës së dytë botërore", ka qënë deklarata e Ramës.

Për të cilin kjo është kthyer në sistem propagande ku shqiptarëve u thuhet përditë se duhet të jetojnë të lumtur sepse janë të lirë, ndërkohë që shqiptarët lirinë e fituan 20 vjet më parë.

Ndërkohë kreu socialist është ndalur dhe në një fenomen, në rrënimin moral të shoqërisë, që vjen nga menaliteti qeverisës i kësaj mazhorance. "Rrena është bërë mjet i përditshëm komunikimi i qeverisë me publikun dhe në tërësi mjet i përditshëm bashkëjetese. Vjedhja është kthyer në normalitet", tha Rama.
Në bashkëbisedim me matjanët, kreu i PS ka treguar edhe mënyrën se si dilet nga kjo gjendje ku sot ndodhen Shqipëria dhe shqiptarët. "Për të dalë nga kjo gjendje varfërie, nga kjo gjendje papunësie, nga kjo gjendje dëshpërimi gri që e ka pllakosur shoqërinë dhe vendin tonë, duhet me patjetër të dalim nga llogoret ku qëndrojmë të ndarë. Këtu flas për qytetarët nuk flas për politikën", tha Rama.

Kreu socialist Rama ka shprehur bindjen se nëse të gjithë bashkohen me një qëndrim për të ndryshuar gjendjen e rëndë të krizë në vend, atëherë PS do të jetë fituese në çdo cep të territorit shqiptar. "Kur socialistët, progresistët, opozitarët në tërësi, pa dallim, bashkohen në bindjen që duhet të ndryshojë gjendja, muk ka asnjë metër katror Shqipëria ku nuk fiton PD. Është plotësisht e sigurtë", është shprehur Rama në Burrel. Ndërkohë që ka vijuar ritualin firmosjse së librave "kurban" për matjanët.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian