Rama: Basha në rrugën e Kombit
është rikthyer në vendin e krimit

Rama: Basha në rrugën e Kombit<br />është rikthyer në vendin e krimit
TIRANE - Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i cilëson deklaratat e Kryetarit të PD-së në Kukës si tregues të frikës nga humbja e zgjedhjeve të 21 qershorit.

Në një prononcim për mediat, Luan Rama tha se Lulzim Basha është një mosmirënjohës i trembur nga humbja.

“Lulzim Basha është shtyllë e mediokritetit në këmbë. Jo vetëm kaq, por Basha është një mosmirënjohes i trembur nga humbja e 21 qershorit”, tha Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI u shpreh se Basha ka qenë sot në rrugën e Kombit, duke u rikthyer në vendin e Krimit.Rama theksoi se dekriminalizimi do të ketë edhe efekt prapaveprues për të gjitha dosjet e korrupsionit të mbyllura për procedurë.

“Dekriminalizimi do të ketë efekt prapaveprues për të gjitha dosjet e korrupsionit. Basha në rrugën e Kombit është rikthyer në vendin e tij të krimit. Do të rihapen të gjitha dosjet e mbyllura për procedurë! Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë ndryshime në ligj që të mos ketë procedurë që të mbulojë të korruptuarit!”, tha z. Luan Rama.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot