Rama:  S'ka ndryshime në qeveri
nëse ka shkelje i kallëzoj ministrat

Rama:  S'ka ndryshime në qeveri<br />nëse ka shkelje i kallëzoj ministrat
TIRANE - Kabineti qeveritar nuk do të ndryshojë as në 2016-ën. Garancinë e dha sërish kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit që mbajti këtë të mërkurë. 

"I bindur që nëse provoni si të vërtetë një akuzë të opozitës ndaj një ministri, kallëzuesi do të jem unë për në prokurori dhe jo shpif, shpif se diçka do të mbetet. Ministrat dhe kryeministri nuk janë të pazëvendësueshëm, por një qeveri që bën reforma ndeshet me shumë forca dhe interesa që përkthehen në sulme të sponsorizuara. Opozitë që thotë na kopjuat programin dhe tani do marrim shishet e benzinës dhe do të djegim bunkerin. Kriminalizimi i përditshëm harrojeni se do të ndryshojë bindjen time. Kriminalizimi i privatizimit është një histori që e kemi trashëgim nga e shkuara. Koncesionet për shërbimet me humbje. U bë nami kur futa partneritetin e shërbimit të transportit me privatët, por tani ja ku e keni. Jemi të majtë të botës së re jo të asaj që ka marrë fund shekullin e kaluar, aty ku zgjidhja është privatizim dhe koncesion e bëjmë, s’ka ideologji. Nëse koncesionet kanë dëmtuar interesin publik dhe arkën e shtetit dhe nuk e kanë sjellë produktin është përgjegjësi politike, por provojeni. Unë i kam bërë verifikimet e mia, por nuk më rezultojnë shkelje. Iu sfidoj nëse unë nuk jam kallëzuesi i ministrit nëse ka bërë korrupsion. Por që të pranoj që procesi i kriminalizimit të degradohet imazhi i një ministri qëllimisht dhe pastaj të kërkohet koka, kjo nuk ndodh, kjo është barbari, pasi reformat i udhëheq unë dhe i shtyj përpara. Këto janë projekte të diskutuara dhe debatuara me grupe të brendshme. Nuk ka pasur një qeveri në 25 vite diskutim të brendshëm sikur kemi ne", - u shpreh Rama. 

Redaksia Online
Shqitparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!