TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama i ndodhur jashtë vendi ka reaguar sot sërish nëpërmjet Twitter lidhur me deklaratat e kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha.
Pas deklaratës së kryeministrit mbi zhvillimin e ndërtimeve në Shqipëri, Rama nëpërmjet rrjetit social e ka cilësuar këtë si batërdi mbi pasurinë e përbashkët.
“Në ç’vend të BE janë bërë më shumë ndërtime pa leje se me leje dhe ç’vend normal do pranonte kostot e asaj batërdie mbi pasurinë e përbashkët?”, shkruan Rama në Twitter.