Kryeministri Rama ka ndërprerë fjalën e tij në Kuvend pasi disa fëmijë kanë hyrë në seancën plenare.
' Ça janë këta kalamaj, nëse këta janë fëmijë e kemi për detyrë ti respektojnë ata? Fëmijë i pashë po thashë se mos përshembull gabimisht. Unë po e ndërpres këtu dhe do vazhdoj kur të mbarojnë fëmijët. '- tha Rama
Ftesa e fëmijëve është bërë nga Jorida Tabaku fëmijët e së cilës ndodhen gjithashtu në seancën plenare.
Disa fëmijë të një kopshti ishin të pranishëm sot në llozhet e Kuvendit, për të parë nga afër sallën e Kuvendit. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u ishte e pranishme aty, dëgjohet teksa pyet fëmijët nëse e njohin se kush është!
‘E dini kush jam unë?’- u thotë Bora fëmijëve, e cila më pas shton: Jam ministrja për Fëmijët.