Kryeministri Edi Rama zhvilloi më 24 dhjetor darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama ndau sotnjë fotoalbum nga kjo pritje.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se vendi ka ndryshuar imazhin e tij dhe shumë sektorë janë përmirësuar, në privat dhe publik, me ulje të borxhit publik dhe rritje ekonomike, teksa misioni është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE më 2030.
“Sot kemi kontrast marramendës me botë të ndryshme për Shqipërinë dhe imazhin e saj të dikurshëm. Uroj që viti i ri të na bëjë të fluturojmë përsëri, me një tjetër grupkapitull, për të mbyllur negociatat dhe bisedimet brenda 2027. Viti i ri do të nisë me një borxh të ulët publik. Paga mesatare në sektorin privat është është gati 1 mijë euro dhe në sektorin publik vijnë në rritje. Papunësia po shkon në drejt uljes. Pa përmendur edhe sektorë të tjerë, si drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB apo institucione dhe arritje, pasi do ishte fjalë e gjatë”, u shpreh Rama.