Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të shtunë disa pamje mahnitëse nga fshati i Linit, Pogradec.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë vë në pah edhe vendimin e marrë së fundmi, ku Lini është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore.
“Mirëmëngjes dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërkohë Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thotë se ky status i ri vlerëson peizazhin e veçantë natyror që ndërthur trashëgiminë kulturore e natyrore, urbanistikën tradicionale me rrugica kalldrëmi dhe bashkëjetesë komunitare, si dhe arkitekturën vernakulare me teknika e materiale vendase, të përshtatura me klimën dhe resurset lokale.
Fshati Lin ndodhet në brigjet piktoreske të liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit. Ky fshat i vogël është një nga destinacionet më të veçanta që ndërthur bukurinë natyrore me pasurinë historike.
Një nga thesaret më të çmuara të Linit janë rrënojat e bazilikës paleokristiane, të zbuluara në majën e kodrës që ngrihet mbi fshat.
Zbulimet arkeologjike të realizuara gjatë dekadave të fundit kanë nxjerrë në dritë një kishë të hershme që daton në shekujt V–VI pas Krishtit, e pasur me mozaikë të rrallë, zbukurime gjeometrike dhe simbole kristiane. Mozaikët janë të ruajtur në mënyrë mbresëlënëse, duke dëshmuar për një qendër të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të asaj kohe.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50.2%
-
Të gabuar
36.4%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë! Do e nxjerr partinë nga moçali ku e kanë zhytur
17 Mars, 19:24
-
Zjarr në kodrën e fshatit Somotinë të Pogradecit, zjarrfikësit dhe banorët ndërhyjnë për të shuar flakët
17 Mars, 19:14
-
'Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj për Report TV: Sfidoj kryeministrin ta mohojë! Protesta jonë kontribuoi në riformatimin e qeverisë
17 Mars, 18:09
-
Editoriali i përbashkët me Vuçiç, ministrja e qeverisë Kurti kritikon Ramën: Qytetarët e Kosovës s’kanë për t’ia falur, rruga Tiranë-Beograd duhet të kalojë në Prishtinë
17 Mars, 15:22
-
‘Edhe natën duhet të çohemi për kërkesat e SHBA’, Ilir Yzeiri për Report Tv: SPAK të faktojë që hetimet ndaj zyrtarëve janë reale
17 Mars, 14:37
-
Trupi i foshnjës 2-muajshe dërgohet pranë familjes në Korçë, përcillet për në banesën e fundit
17 Mars, 13:25
-
Mbi 42 mijë vizitorë në 2 muajt e parë të vitit 2026, këto janë 3 atraksionet më të vizituara të trashëgimisë kulturore në Shqipëri
17 Mars, 12:32
-
Abstenoi rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit, Muçi: Hipokrizi të dënosh Teheranin e të ulesh në gjunjë përpara Netanyahut
17 Mars, 11:54
-
Me vegla në duar, vogëlushët e 'Andrea Stefanit' i përvishen punës, punojnë tokën dhe mbjellin fara e bimë në shkollë
17 Mars, 08:11
-
Muaji i shenjtë i Ramazanit, xhamia ‘Ebu Beker’ në Pogradec ndërmarrin nismën e veçantë! Bukë falas për familjet në nevojë (VIDEO)
16 Mars, 18:41
-
VIDEOLAJM/ Kryeministri Rama shfaqet i nervozuar në Vlorë, shenja me duar teksa diskuton me përfaqësues të PS
16 Mars, 17:11
-
Maliq/ Humbën foshnjën 2-muajshe, familjarët apelojnë për ndihmë: Na ktheni trupin se nuk kemi lekë ta marrim nga QSUT (VIDEO)
16 Mars, 15:02
/STAVRO.../,e kam degjuar dhe une kete nga njerez qe e kane vizituar ate fshat,por shpresoj qe te kete qene vetem ne kohen e Xhaxhit,shpresoj qe te kene ndryshuar!
PërgjigjuLini,fshati dhe njerezit me te piset,me te pa lare,ne te gjithe rruzullin tokersor!
Përgjigju