Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një investim i ri turistik në zonën e Bulqizës, duke e cilësuar atë si një tjetër hap drejt zhvillimit të turizmit gjithëvjetor në qark.
Përmes një postimi kreu i qeverisë shprehet se “Temla Retreat”, është një strukturë e re akomoduese që synon të promovojë turizmin rural dhe rikthimin te traditat, ndërsa e konsideron këtë nismë si një model frymëzimi për sipërmarrësit që duan të kontribuojnë në zhvillimin e zonave rurale.
“Temla Retreat, në Bulqizë një strukturë e re mikpritjeje, e cila do t’i shtohet zonës si një tjetër dëshmi e zhvillimit të turizmit gjithëvjetor në këtë zonë, një model frymëzimi për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e zhvillimit rural të Shqipërisë Turistike, përmes rikthimit tek toka e të parëve”, shprehet Rama.
Komente











