Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga Llixhat e BënjësPërmet, ku kanë nisur punime të reja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se përmes këtyre punimeve do të ndryshojë jo vetëm pamja e llixhës, por edhe kushtet, të vendit me veti të rralla kurative që vizitohet edhe nga shumë turistë.

“LLIXHAT E BËNJËS po ndryshojnë pamje e kushte, për të pritur me temena vizitorët e turistët e shumtë në natyrën e tyre magjepsëse”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Ujërat e ngrohta të Llixhave të Bënjës janë një burim i çmuar i relaksimit dhe shëndetit. Vizitorët kanë mundësinë të shijojnë banjot e ngrohta në ujërat natyrale të pasura me minerale. Këto ujëra janë të njohura për të pasuritë e tyre terapeutike dhe për të ndihmuar në trajtimin e disa problemeve të shëndetit si artriti dhe problemet e lëkurës.